Plagosja e kandidatit të LSI dhe 2 vëllezërve të tij, shpallen në kërkim autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje dalin në dritë nga sherri me thika pranë zyrës së LSI në Sauk, ku u përfshi kandidati për deputet i kësaj force politike, Klodian Doka, dhe dy vëllezërit e tij, Roland dhe Eltjan Doka, të cilët mbetën të plagosur me mjet prerës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe kandidati për deputet, i cili ka pësuar dëmtime të lehta me sende të forta. Ndërkohë, burime nga policia bënë të ditur se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim personat e dyshuar të ngjarjes.

Kështu, uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasin Eni Sada, i cili në bashkëpunim me shtetasit Albor Mulgeci dhe Sokol Kryeziu, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe të mprehta tre vëllezërit Doka.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasi Basri Hakcani, pasi me date 17.04.2021 ka kanosur dhe kërcënuar shtetasin Klodian Doka.

Të fundit

Barcelona fut duart thellë në xhep! Duhen 100 mln euro për blerjen e vitit

Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më...

“Presingu” i Ramës, Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë....

Mes Bayernit dhe Barcelonës, Luis Diaz thyen heshtjen: “Jemi në negociata”

Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë në distancë për anësorin kolumbian...

VIDEO: Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga...

Pronarët e lokaleve në Lungomare: Do detyrohemi të mbyllim biznesin

Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama, kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe restoranteve. Ata janë kundër ndërhyrjes në...

Lajme të tjera

Web TV