Sulmi në xhami/ Reagon i përlotur imami Ahmed Kalaja: Shpresojmë të mos jetë akt terrorist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Imami i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, Ahmed Kalaja ka reaguar pas sulmit në këtë objekt kulti, ku mbetën të plagosur pesë persona.

I përlotur, Imami sqaron se një person u fut brenda xhamisë dhe ka goditur me thikë besimtarët. Gjithashtu autori siç thotë Ahmed Kalaja ka goditur edhe kalimtarë të rastit në rrugë.

Imami në një mesazh në rrjetet sociale shprehet se shpreson se kjo që ka ndodhur të mos jetë sulm terrorist.

“Sot pas dreke pranë xhamisë ‘Dine Hoxha’ një njeri i armatosur godet besimtarët brenda xhamisë. Nuk mjaftohet vetëm me goditjen e besimtarëve por edhe njerëzit që ishin në rrugë. Faleminderit Zotit që është arrestuar. Falënderoj besimtarët që kanë reaguar pozitivisht ndaj situatës. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Lus Zotin të shërojë vëllezërit tanë që janë plagosur. Shpresoj shumë që të mos jetë akt terrorist, por njeri me të meta mendore që ka bërë një gjë të tillë. shpresoj që për punë orësh xhamia do të kthehet sërish në gjendjen e saj të mëpërparshme. Zoti i madh lëshoftë mbi ne mëshirë dhe paqe, largoftë nga ne njerëz që janë me probleme, “ ka thënë Kalaja.

Të fundit

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Lajme të tjera

Web TV