Vrasja në Elbasan/ Mero Baze: Paskemi paramilitarë nga PD që mund të vrasin kë të duan për qëllime të partisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Mero Baze ka reaguar lidhur me deklaratën e Drejtuesi Politik të PD në Elbasan, Gazment Bardhi pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, i cili ka pranuar se Partia Demokratike ka ngritur një strukturë të armatosur për mbrojtjen e votës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ai shkruan se ka paramilitarë të armatosur nga PD që mund të vrasin kë të duan për qëllime të partisë dhe se anëtarët e kësaj strukture, kur vrasin njerëz, nuk quhen vrasës, por mbrojtës.

Ngjarja e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani ndodhi gjatë ditës së djeshme rreth orës 2, në rrugën “5 maji” në qytetin e Elbasanit, nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Lidhur me këtë ngjarje që tronditi vendin ditën e djeshme, në një deklaratë për mediat ka reaguar drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazmend Bardhi duke pranuar skandalin se Partia Demokratike ka ngritur një grup të armatosur për mbrojtjen e votës në 25 prill, i cili quhet “Struktura për Mbrojtjen e Votës”

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV