Nëse po agjëroni dhe po mendoni se cili është burimi natyral i proteinave që duhet të konsumoni, atëherë kushtojini rëndësi ushqimeve që plotësojnë nevojat tuaja ushqyese.
Fasulet e zeza
Fasulet e zeza të gatuara janë të pasura me fibra, kalium, acid folik, vitaminë B6 dhe një numër fitonutrientësh.
Qiqra
Qiqrat janë një nga burimet më të mira të proteinave me vlera të mëdha ushqyese, të barabarta me mishin. Janë një burim i pasur me fibra, karbohidrate, acid folik, kalcium, hekur, magnez, vitamina B dhe niacinë. Nuk përmban natrium dhe kolesterol. Me fjalë të tjera, është një burim i pasur lëndësh ushqyese që mbron nga shumë sëmundje.
Bajamet
Janë një burim i acideve yndyrore të pangopura, me nivele shumë të ulëta të yndyrës së ngopur dhe pa kolesterol. Një grusht bajame siguron 35% të marrjes ditore të rekomanduar të vitaminës E, e cila është një antioksidant i rëndësishëm për trupin e njeriut.
Farat Chia
Janë një ushqim i pasur me acide yndyrore omega-3, përfshirë acidin α-linolenik.
Tërshëra
Tërshëra ka veti të rëndësishme sepse përmban një lloj të fibrave të tretshme e njohur si β-glukan. Beta-glukani bën pjesë në kategorinë e polisakarideve të patretshme dhe ka vetinë të ulë nivelet e kolesterolit total dhe LDL në gjak pa ndikuar në nivelet e vitaminave antioksiduese të tretshme në yndyrë.