Dyshohet se kanë vdekur 130 persona pas mbytjes së një gomoneje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asnjë person nuk është gjetur në një gomone me rreth 130 persona në të, e cila është mbytur në gjirin e Libisë, ka thënë organizata për ndihma SOS Mediterranee, më 22 prill.

Anija e kësaj organizate ka kërkuar zonën ku ka ndodhur incidenti, në verilindje të Tripolit, dhe ka gjetur të paktën 10 trupa.

“Prej kur kemi arritur në zonë, ne nuk kemi gjetur të mbijetuar dhe kemi parë të paktën 10 trupa në afërsi të anijes”, ka thënë Luisa Albera, koordinatore në këtë organizatë.

Sipas saj, organizata ka pasur vështirësi që të organizojë ekipet e shpëtimit, pasi është raportuar për tri anije në ujërat ndërkombëtarë të Libisë.

Më 21 prill, organizata ka dështuar të gjejë një varkë prej druri me 40 persona në të, shkruan rel.

Javën e kaluar, të paktën 41 persona kanë vdekur kur një anije migrantësh është përmbytur në gjirin e Tunizisë.

Vetëm deri në këtë periudhë të vitit, më shumë se 350 persona kanë humbur jetën në rajonin e Mesdheut Qendror, pa përfshirë vdekjet e fundit, tregojnë të dhënat e Kombeve të Bashkuara.

Libia është vend i madh transit për shumë migrantë afrikanë, të cilët synojnë të kalojnë Mesdheun, për të arritur në Evropë.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV