“Ndjesa e tij nuk vlen asnjë qindarkë!”/ Rama regon pas deklaratave të Mziut: Kush vjen në pushtet duke vrarë, edhe pushtetin e ushtron duke vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka thënë se ndjesa e Xhelal Mziut nuk vlen asnjë qindarkë, pas thirrjes së tij duke nxitur dhunë dhe duke garantuar qytetarët që të denocojnë, pasi do të bëhet më keq se në Elbasan.

‘Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i drejtësisë popullore në 25 prill!

Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar!

Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!

Në 25 prill votohet për fëmijët që s’kanë të drejtë vote, por që asnjë borxh nuk u kanë prindërve të tyre kthimin e reve të zeza të së shkuarës mbi kokat e tyre!

Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni!

Tregojeni me votën tuaj, forcën e madhe të karakterit që Shqipëria kërkon sot prej të gjithë ne, në rrugën drejt majës ku duhet të vazhdojmë të ngjitemi, për ta bërë Shqipërinë zonjën që Zoti deshi, kur i fali bujarisht bukuritë e saj përrallore.’-shkruan Rama.

Të fundit

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Zjarri në Hoshtimë, digjen varrezat e fshatit, FNSH dhe zjarrfikësit evakuojnë banorët

Alarmante paraqitet situata në fshatin Hoshtimë të Vlorës, ku pasditen e kësaj të diele u aktivizua një vatër zjarri. Prej orësh tanimë, zjarrfikësit janë duke...

Lajme të tjera

Web TV