Celibashi sqaron tre variantet e votimit, si të veproni që vota juaj të mos jetë e pavlefshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët do t’u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e rinj e si rrjedhojë edhe qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat e duhura me qëllim që gjithçka të jetë gati për ditën e nesërme dhe votimi të nisë në orën 07:00.

“Është gjithçka gati, nga pikëpamja përgatitore këto zgjedhje janë përgatitur në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor, dhe në përputhje me standardet më të mira për zgjedhje të lira të drejta dhe të ndershme. Duke siguruar integritetin e procesit, fshehtësinë e votës dhe një rezultat i cili vjen si rrjedhojë e këtij procesi ligjor.” u shpreh Celibashi, ndërsa theksoi se deri më tani nuk është evidentuar problematikë në shpërndarjen e bazës materiale në të gjitha KZAZ-të e vendit.

Por si duhet të votojmë?

‘’Një ditë para zgjedhjeve është rasti të sqarojmë procedurat e votimit. Janë tre mënyra se si votuesi të plotësojë fletën e votimit: ai mund të votojë vetëm për partinë politike, në kuadratin përbri logos së partisë apo koalicionit, varianti tjetër është kur zgjedh partinë/koalicionin dhe kandidatin përkatës dhe mënyra tjetër shenjimi vetëm për kandidatin e një partie/koalicioni pa qenë i detyruar të bësh zgjedhjet për partinë apo koalicionit të cilit ky kandidat i përket, por edhe në këtë rast vota që ti ke dhënë vetëm për kandidatin i shkon edhe partisë që i përket ky kandidat. Çdo mënyrë tjetër ka shumë propabilitet të konsiderohet e pavlefshme.” -sqaroi Celibashi në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV