“Manjola fuste të panjohur në shtëpi”, dëshmia e burrit që vrau gruan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burri i cili vrau gruan me thikë në sy të fëmijëve të mitur në Xhafzotaj të Durrësit ka dhënë një dëshmi tronditëse në polici.

45-vjeçari ka pranuar se krimi i rëndë ka ndodhur për shkaqe xhelozie, duke u shprehur se gruaja e tij, Manjola fuste njerëz të panjohur në banesë, ndërsa ai ndodhej në emigrim në Greqi. Lulzim Cuku ka justifikuar krimin e tmerrshëm duke deklaruar se gruaja e tij e kishte kthyer shtëpinë në shtëpi publike.

“Jam penduar shumë për veprimin tim. Nuk duhet të kishte ndodhur kjo, nuk duhet të kisha qëlluar mbi Manjolën. Fëmijët e mi ngelën rrugëve tani. Jam shumë i dëshpëruar. Tentova disa herë të vetë-vritesha, por nuk ia dola. Sherri i fundit ndodhi pasi prej kohësh kishim debate. Kisha dyshime se ajo fuste njerëz të tjerë në shtëpinë tonë, ndërkohë që unë isha në Greqi. E kishte kthyer shtëpinë në shtëpi publike, fuste brenda lloj-lloj njerëzish. I kërkova të mos e bënte më këtë veprim, por sapo unë ikja në Greqi, më thoshin njerëzit se ajo vazhdonte të fuste njerëz të panjohur në shtëpi.

Për këtë arsye u ktheva nga Greqia. Gjatë kësaj kohe debatonim shpesh. Atë natë situata doli jashtë kontrollit dhe unë e qëllova me thikë. Nuk mendova se ka vdekur, pasi e lashë të shtrirë në tokë. Nga mediat e dëgjova që kishte ndërruar jetë. Më vjen shumë keq, sidomos për fëmijët që mbetën në mëshirë të fatit”, u shpreh ai në dëshminë  tij në polici./Fjala.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV