Angelina Jolie harron Brad Pitt-in, nis romancë me DJ e njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angelina Jolie është përfshirë në një betejë ligjore me Brad Pitt për 6 fëmijët e tyre prej 5 vitesh. Në 2016-n ata të dy ndanë rrugët e tyre përgjithmonë dhe ndarja vazhdon të jetë shumë e vështirë për aktorët.

Së fundmi lart e poshtë po flitet se Angelina tashmë ka nisur një romancë të re. Është fjala për muzikantin amerikan të njohur si DJ Diplo, raporton “KP”.

Një burim anonim pretendon se Jolie dhe Diplo janë parë së fundmi në një takim në Los Angeles. Për më tepër, spekulimet u forcuan nga DJ, i cili publikoi fotografi dhe në këto imazhe shihej edhe Angelina. Thuhet se aktorja tashmë ua ka prezantuar DJ gjashtë fëmijëve të saj, të cilën kanë raporte të mira me Diplo.

Sidoqoftë, ikona e bukurisë në deklaratat e saj mohoi kategorikisht se po mendonte për një lidhje apo partner të ri.

Kujtojmë se së fundmi Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt.

Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV