Mbyllet numërimi i votave në të 12 qarqet/ Kush e theu herësin dhe cilët mbetën jashtë PS-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Procesi i numërimit të votave preferenciale të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit ka përfunduar. Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e ‘Top Channel’, Kristi Gongo, e cila theksoi ndër të tjera se në sistemin e KQZ-së kjo gjë nuk është pasqyruar, por se kemi të bëjmë vetëm me një vonesë teknike.

Kush theu herësin?

Kandidatët që kanë mbetur jashtë listave fituese janë të shumtë, në secilën do parti, por në qarkun më të madh, Tiranë, nga radhët e PS-së, ndër emrat më të njohur në politikë që kanë mbetur jashtë janë: Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli.

Majko ishte i renditur i 19-ti në listë, ndërsa PS siguroi në Tiranë 18 mandate. Kurse Kodheli ishte e renditur e 21-ta, por nuk arriti që të thyente dot herësin, sikurse Fatmir Xhafaj. Ky i fundit ndonëse ishte renditur i 23-ti arriti të thyente herësin duke i marrë kështu vendin edhe kryetarit të PS-së në Tiranë, Ervin Bushati.

Po ashtu edhe kandidati Ornaldo Rakipi, nga radhët e PS-së arriti që të thyente herësin dhe t’i merrte vendin Fidel Yllit, duke e nxjerrë këtë të fundit nga radhët e deputetëve.

Ndërsa nga radhët e PD-së, herësin e theu në Elbasan kandidati Luçiano Boçi, i cili arriti që t’i merrte vendin kandidatit Eugen Isaj.

Sa vota morën krerët e partive kryesore?

Kreu i Partisë Demokratike dhe koalicionit opozitar, Lulzim Basha ka mundur të sigurojë më shumë vota se tre kundërshtarët e tjerë politikë, Edi Rama, Tom Doshi dhe Monika Kryemadhi.

Lulzim Basha, i cili kandidonte i pari në Tiranë ka siguruar 16,073 vota, ai ndiqet nga kryeministri Edi Rama, që ka kandiduar në Vlorë dhe Durrës duke siguruar 15,871 vota, pas tij vjen Tom Doshi, kreu i PSD-së me 7,886 vota dhe në fund mbetet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi me 2,436 vota, një numër ky relativisht i ulët.

Lexo edhe :  Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draftin për marrëveshje

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV