Ndërtimi i Portit turistik të Durrësit jehonë në CNN/ Alabbar: Shqipëria ka indikatorët e duhur të tërheqë investime të huaja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Investimit 2 miliard euro të Portit të Durrësit nga Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, i është bërë jehonë në median prestigjoze CNN.

Mohamed Alabbar në intevistën për CNN teksa e quan vendin tonë “Europa e re” thotë se vendosi të investojë në vendin tonë pasi të gjithë indikatorët sipas tij janë pozitivë. Prë qeverinë thotë se punon vahzhdimisht që të jetë pjesë e BE, ndërsa theksojn se vendi jonë ka përparuar.

“Europa e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe shoh çpo ndodh me qeverinë dhe sa e vështirë është që të lëvizë përpara, doja që të isha atje. Sepse të gjithë indikatorët janë pozitivë. Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike, qeveria punon ditë e natë që të jetë pjesë e europës së vërtetë”.

I pyetur lidhur me reputacioni negativ që ka vendi jonë për trafik troge, korrupsion, ai tha se këto i përkasin të shkuarës dhe se Shqipëria ka bërë hapa para për forcimin e demokraciosë dhe përthithjen e investimeve të huaja. Këtu shtoi se ai nuk do që thjesht të ndihmojë në procesin e rindërtimit por edhe ta fusë vendin tonë në hartën e përthithjes së investimeve të tjera të huaja.

“Fatmirësisht Shqipëria ka një të shkuar për shkak të qeverive në të shkuarën. Ata duhet të rriten jashtë kësaj.Të gjithë indikatorët janë shumë pozitivë për mua prandaj jam duke bërë këtë projekt dhe jam shumë krenar që jam i pari. Rindërtimi po ndodh tani dhe shpresoj që të kontribuojmë jo vetëm në rindërtim por edhe për të futur Shqipërinë në hartë që të ftohen të tjerë investitorë”, shtoi ai.

Lexo edhe :  Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, ‘certifikon’ rezultatin e 11 majit edhe në Vlorë

Në lidhje me investimin madhor në Portin e Durrësit ai tha se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera. Ndërkaq shtoi se këto investime i ka bërë dhe në vende të tjera.

“Këto investime i kam bërë dhe në shumë vende të tjera të botës, të fundit e bëra në Serbi me stacionin e trenit dhe pati shumë sukses. Besoj se këto investime madhore mund të jenë të suksesshme kudo në botë, nëse i bën me dëshirë me partnerët e duhur. Ne do të krijojmë portin më të madh në detin Adriatik. Me qindra apartamente dhe dyqane dhe qendra tregtare. Ky investim për mua është një ëndërr që kam dhe po e bëj realitet”.

Porti i Durrësit do të kthehet në një port turistik, i cili do t’i hapë rrugë ndërtimit të marinës detare të përshtatura për jahte, një terminali modern pasagjerësh dhe ndërtesave, të cilat do të kenë qëllime tregtare dhe hotelerie. Porti i ri turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare. Porti tregtar do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos, duke i dhënë kështu fund problemeve me ndotjen që ka patur deri më sot qyteti i Durrësit.

1619817096_1619816498Arabdurres2.jpg

1619817118_1619816507Arabdurres1.jpg

Të fundit

Aksidenti me 3 fëmijët e plagosur në Tiranë, arrestohet shoferi, kaloi me portokalli

Policia Rrugore e Tiranës arreston shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin...

Droga, iluzioni që po e mban botën jashtë realitetit

26 Qershori Dita Ndërkombëtare kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm Nga Leonard Veizi Në labirintin e shpirtit njerëzor, aty ku dhimbja tenton si hijet e gjata...

Nis zbatimin “Paketa e Maleve”, kriteret për blerjen e tokës shtetërore me 1 euro!

Qeveria synon të zhvillojë zonat rurale malore nëpërmjet një nisme të pagëzuar si “Paketa e Maleve”, tashmë ligj i hyrë në fuqi pas botimit...

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, ‘certifikon’ rezultatin e 11 majit edhe në Vlorë

Partia Demokratike merr tjetër goditje për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PD, e cila kishte kërkuar pavlefshmëri të...

Panik në ajër, avionit i merr flakë njëri prej motorëve

Një avion i linjës American Airlines u detyrua të bëjë një ulje emergjente pasi njëri prej motorëve të tij mori flakë gjatë fluturimit. Aeroplani, i...

Lajme të tjera

Web TV