Luana Vjollca drejt altarit? Ja kur pritet të ndodhë dasma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është viti i Luana Vjollcës. Pasi moderatorja mbylli një sezon të suksesshëm të “Shiko kush Luan”, duket se tashmë po i kushton më shumë vëmendje planeve të tjera. Ashtu si vetë ajo na ka zbuluar me copëza nga postimet në rrjetet sociale, ajo po punon për këngën e saj të radhës.

E duke njohur tashmë projektet që ajo lançon, dihet që shumë shpejt kënga do të shndërrohet në hitin e verës. Por duket se edhe kaq nuk mjafton. Ditë të arta Luana po shijon edhe në jetën e saj private. Prej vitesh në një marrëdhënie me Krenar Çoçajn, dyshja duket se më në fund ka gjetur gjuhën drejt martesës.

Dyshja ësht një ndër çiftet më të pëlqyera, por edhe më hermetike në showbizzin shqiptar, duke preferuar që ta mbajnë lidhjen sa më diskrete, madje mundësisht duke e shijuar lirshëm vetëm jashtë kufijve të Shqipërisë, por prapë në rrjetet sociale nuk kanë munguar foto nga kjo dyshe. Shpesh ata janë përfolur për një ndarje, duke qenë një nga çiftet me statusin më të ndryshueshëm. Disi largësia dhe disi xhelozia ka bërë që Luana dhe Krenari shpesh të kalojnë kohë edhe të ndarë.

Por mesa duket gjithçka i përket të shkuarës dhe tanimë dy të rinjtë kanë konsoliduar këtë raport dhe janë gati për hapin e radhës. Nëse 29-vjetori e gjeti Luanën beqare, pasi në atë kohë ishte e ndarë nga Krenari, duket se 30 vjetori do ta gjejë me status të ndryshuar.

Bëhet me dije se showgirli dhe menaxheri i VIP-ave janë duke organizuar dasmën e tyre pikërisht në shtator. Pasi të lënë pas një sezon të ngarkuar me projekte dhe shfaqje, ajo dhe Krenari do ti thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tejet intime, duke mos preferuar që të kenë shumë të ftuar në ditën e tyre më të rëndësishme.

Lexo edhe :  Gjesti hap zemrën? Cila femër e ka lënduar?

Që kur lidhja e tyre u bë formale ata kanë jetuar mes Tiranës dhe Prishtinës, duke gjetur pak kohë mes shumë angazhimeve për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, ndaj duket se edhe kësaj largësie, që shpesh është bërë motiv për ndarjen tashmë do ti vijë fundi. Duke njohur natyrën diskrete të Luanës, vështirë se ajo do të pranojë të ndajë detaje me fansat e shumta që ka. Ndaj ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim shtatorin, për të parë nëse çiftit do ti shpëtojë ndonjë copëz nga intimiteti i dasmës së tyre.

Të fundit

SHBA/ Trump: Do ta vendosim flamurin tonë në Mars

Donald Trump ka premtuar se gjatë mandatit të tij do të zgjerojë territoret amerikane duke vendosur flamurin e SHBA-ve në...

Sara Hoxha bën veprimin e papritur ndaj Gjestit dhe Eglit

Ajo orë me parë ka publikuar një moment teksa është duke e parë ‘Big Brother’, shkruan “Kosovarja”. Në transmetim ishin Gjesti dhe Egli e ndjekësit...

Trump paralajmëron emigrantët: Nga nesër, do largoheni nga vendi ynë

Gjatë fjalimit të tij të parë si Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi emigrantët se do të kthehen në vendet e tyre. Ai...

Eksperti jep detajet/ Ndryshimet ligjore në fushën e sigurimeve shoqërore

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili së fundmi ka regjistruar në gjykatë...

Kërkesa në rritje për kredi, ja faktorët që ndikuan në lehtësimin e kushteve

Bankat rritën shkallën e miratiimit të kredive për bizneset dhe për individët në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas vrojtimit të aktivitetit...

Lajme të tjera

Web TV