Basha duhet të largohet, është kthyer në një pasiguri në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alfred Lela

Kutitë e zgjedhjeve të 25 prillit prodhuan një mandat të tretë për Ramën, duke siguruar po aq mandate sa në viti 2017. Si e lexoni votën e shqiptarëve?

Ruajtje e status quo-së. Ndërkohe që opozita u rrit, ajo nuk lëvizi nga kuotat e vitit 2013, kur paraardhësi i Bashës, Berisha e kishte lënë pushtetin. Ndërkohë që qeveria u tkurr pak, por jo aq sa për të thënë se kjo tkurrje barazohej me tetë vite qeverisjeje me probleme. Me sa duket në vend të riciklimit të PD, u zgjodh status quo-ja me Ramën.

PD si forca kryesore opozitare ndonëse nuk arriti të merrte pushtetin, pati një rritje të ndjeshme, krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Elektorati “shtesë” i saj erdhi nga fryma e krijuar apo mori votat e saj tradicionale të cilat kishin kaluar nga LSI?

Partia Demokratike nuk u rrit në raport me elektoratin dhe me besimin, por në raport me veten. Madje jo me veten e 2013 kur la pushtetin, por me veten e 2017 kur u përpoq për herë të parë ta merrte atë. Me sigurinë e përqindjeve rënëse të njërës dhe rritëse të tjetrës mund të thuhet se PD ka marrë mbrapsht elektoratin e mërguar të LSI para 4 vitesh.

Brenda PD duket se ka zhvillime të reja, ku një pjesë kërkon dorëheqjen e Bashës, ndërsa lobi i Bashës kërkon qëndrimin e tij në krye të PD-së. Çfarë lëvizje shihni? A duhet të jepte dorëheqje Basha?

Basha duhet të japë dorëheqjen, në një kuptim simbolik edhe për të kompensuar dorëheqjen e munguar të zëvendësuar me ngrirje në vitin 2017. Paradoksalisht ka nga ata që i kërkonin dorëheqje në 2017 dhe i kërkojnë të rrijë tani duke zhvlerësuar edhe zhvendosjen në kohë, por edhe një rregull të pashkruar të tranzicionit sipas të cilit lideri i humbur dy herë tërhiqet. Basha është shndërruar në pasiguri për Partinë Demokratike dhe ai nuk garanton më as evoluimin e brendshëm partiak(refuzon të mbajë përgjegjësi) dhe as atë kombëtar, dështon të jetë siguresa e rrëshqitjes së vendit në erdoganizëm.

Lexo edhe :  Merci, Edi Rama!

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, Rama i ka kërkuar Grupit Parlamentar të tij, nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës, me motivacionin e shkeljes së Kushtetutës. Shkarkimi i Metës është kapja e çdo pushtetit nga Rama apo një funksionim me përpikmëri i ligjit dhe Kushtetutës?

Venecia e ka kundërshtuar njëherë shkarkimin e tij. Por ka një dritë të re politike që është kursi përplasës me Ambasadën Amerikane, por edhe thirrjet në dukje antikushtetuese për ‘rrëmbimin e armëve’. Pavarësisht këtyre, qeverisë i duhen 2/3 për të votuar shkarkimin e Presidentit. Të cilat nuk i ka.

Faktori ndërkombëtar u shpreh në njohje të rezultatit, ndërsa u bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë gjerësisht në reformat kryesore. Çfarë parashikoni, Rama do të ndajë pushtet real me Bashën dhe nëse po a bie përfundimisht fryma e opozitarizmit në vend?

Formula e bashkëpunimit është një re e vjetër mbi qiellin politik të Shqipërisë, por pa prodhuar reshje. Rama bën si pa bashkëpunimin apo dhe me të. Mazhorancën e ka të qartë sa kohë nuk ka dosje të manipulimit industrial të zgjedhjeve siç pretendon PD. Në rast të tillë një leshim do të ishin zgjedhjet e parakohshme lokale dhe Presidenca pas një viti.

Të fundit

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste...

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar. Merkato është një vend ideal...

Lajme të tjera

Web TV