Rama uron rivalët për titullin: Lum kush është edhe interist edhe socialist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka uruar tifozët e Interit për fitimin e titullit kampion në Serie A pas 11 vitesh, por duke i “thumbuar” me Antonio Conten, një ish-juventin që i bëri zikaltërit të festojnë sërish.

Rama thotë se ky nuk ishte viti i Juves, por i PS-së që fitoi mandatin e tretë prandaj shton se lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë.

“Meqë shumë miq tifoza të Interit këtu shkruajnë pse nuk na uron, ja edhe urimi i merituar pas 11 vjetësh, falë këtij juventinit që klith këtu në majë të mullarit.

Gëzojeni miq, ky s’ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull. *Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë” mbyllet postimi i Ramës, që e ka shprehur në disa raste se bën tifo për “Zonjën e Vjetër”.

Nuk kanë qenë të rralla batutat jo vetëm në komentet në rrjetet sociale por edhe Live të kryeministrit, përfshirë edhe me anëtarë të qeverisë apo grupit të tij socialist për rivalitetin mes Juventuesit dhe Interit.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV