Ekzekutoi Armando Beqirin në derë të shtëpisë në Islandë, rrëfehet autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angjelin Stërkaj autori i vrasjes së Armando Beqirit në 13 shkurt të këtij viti në Islandë, ka treguar se e ka vrarë për arsye personale mes tij dhe të ndjerit, duke theksuar se sipas tij personat e tjerë të arrestuar nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Rrjedha e ngjarjeve thotë Sterkaj ka ndodhur pas disa kërcënimeve serioze, të cilat shton se nuk i shpjegon dot për momentin.

“Më vjen shumë keq që një numër i madh njerëzish, të cilët nuk kanë marrë pjesë në atë që bëra unë, ishin të përfshirë në këtë çështje dhe madje u desh të vendoseshin në paraburgim. Gjithçka ka ndodhur për arsye personale, të cilat kishin të bënin personalisht me mua dhe të ndjerin. U bënë kërcënime serioze dhe filloi rrjedha e ngjarjeve, të cilat nuk i shpjego dot për momentin”, ka thënë ai.

Angjelin nuk dëshiron të diskutojë më tej çështjen, por beson se do të sqarohet kur të përfundojë hetimi i çështjes dhe prezantimi i provave në gjykatë. Angjelin Stërkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Sipas mediave ndërkombëtare ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet dhe është e qartë se kishte armiqësi midis tij dhe Armando Beqirit.

Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Lexo edhe :  Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Ai jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV