Plas skandali/ Pasagjerët testoheshin në aeroport me tamponë të përdorur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia indoneziane, ka njoftuar se gati 10 000 pasagjerë të linjave ajrore, mund të jenë testuar për koronavirus me tamponë të përdorur.

Pesë punonjës për kompaninë e madhe farmaceutike indoneziane “Kimia Farma” u arrestuan më 27 prill, me akuzën se kishin larë dhe ripaketuar mjetet e shpejta të testimit për Covid-19, duke i përdorur ato tek udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar “Kualanamu”.

Indonezia, ka përjetuar një nga shpërthimet më të këqija të Covid-it në Azi. Për shkak të kësaj situate, kërkohet që të gjithë pasagjerët, përpara fluturimeve, të dëshmojnë një test negativ të koronavirusit.

Sipas policisë, dyshohet se mashtrimi në fjalë mund të ketë zgjatur rreth katër muaj, dhe se çdo ditë të jenë testuar nga 50 deri në 100 klientë. Të dyshuarit në këtë skemë mashtrimi, shpjegon policia, kishin role të ndryshme, nga larja e tamponëve të përdorur të pambukut, te ripaketimi i produkteve dhe dërgimi i mostrave në laborator.

Dy avokatë që fluturonin vazhdimisht përmes këtij aeroporti, planifikojnë të fillojnë një padi civile kolektive, kundër kompanisë për të dëmshpërblyer me 69 000 dollarë çdo pasagjer të prekur, citon a2 cnn.

Të fundit

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit....

“U befasova nga Berisha. Më shkroi në 12 të natës dhe…”

Ilnisa Agolli ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në Top Channel dhe në Top...

Marrëveshja me Melonin, 15 emigrantë të dëbuar nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri

Një tjetër anije me 15 emigrantë në bord është nisur nga Italia dhe pritet të mbërrijë pasditen e sotme në portin e Shëngjinit. Këta emigrantë...

Greqi, zjarret kërcënim për banesat në Athinë! Urdhër evakuimi për banorët

Greqia po përballet me zjarre masive, teksa flakët janë përhapur deri në afërsi të zonave të banuara afër qytezës detare Palaia Fokaias, 40 kilometra...

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun e majtë të sulmit këtë...

Lajme të tjera

Web TV