Kjo është infermierja që humbi jetën në aksidentin e frikshëm në autostradën Lezhë-Shkodër (Foto)

Pasditen e sotme u regjistrua një aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Kakarriqit, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit të frikshëm, humbi jetën në Spitalin e Traumës njëra nga të plagosurit.

Ajo është identifikuar si Marjeta Gjergji me profesion infermiere në Maternitetin e Lezhës.

Kujtojmë se nga aksidenti u plagosën edhe bashkëshorti i saj, fëmija i mitur dhe vjehrra.