Shumë opsione për të ardhmen e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Edhe në ditën më të keqe, ndërsa në sallën e parlamentit diskutohej për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, PD e la të vetëm Metën. Sekretari i Përgjithshëm i PD deklaroi se çështja e shkarkimit të Presidentit bëhet për të tërhequr vëmendjen nga masakra elektorale. Gjithësesi asnjë qëndrim për vetë Presidentin, as për procedurën dhe as për akuzat e shkeljes së Kushtetutës nga ana e tij. Një shpërfillje totale të një beteje të cilën Presidenti duket se do ta luajë vetëm me këshilltarët e tij. Deklarata e Bardhit, e cila vinte pas ftesës së Ballës në kuvend që dhe PD ti bashkohej nismës së shkarkimit të kreut të shtetit, nuk mund të ish më indiferente se kaq për fatin e Presidentit. Njëkohësisht dëshmoi se PD e ka kthyer me vështrimin te vetja duke lëpirë plagët e saj pas humbjes sërish të thellë në zgjedhjet e 25 prillit. Proceset që kanë nisur në gjirin e demokratëve e bëjnë ende të paqartë të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës. Shtimi i zërav e kundër deri në krijim grupimesh të figurave të ndryshme drejtuese që kërkojnë fillimisht dorëheqjen e Bashës si kryetar, si hap i parë për ti hapur udhë një procesi reformimi të plotë të të djathtëve, duket se po bëhet gjithmonë e më trysnues. Nga ana tjetër Basha dhe mbështetësit e tij, duket se duan të mbahen fort tek alibia e vjedhjes së rezultatit të zgjedhjeve, si një mënyrë për të amortizuar pakënaqësinë ndaj lidershipit dhe kërkesës për dorëheqje. Për këtë po fitohet kohë me shpalljen e fillimit të nje turi takimesh, që ende nuk dihet kur do nisë, nëpër qytetet të ndryshme anembanë vendit. Dhe, nga sa është deklaruar të paktën, ky tur takimesh nuk do jetë për të marrë në analizë të metat e fushatës me bazën e partisë, por thjesht për të mbledhur provat për manipulimin e votës. Thua se provat nuk vijnë në Tiranë, por duhet që Basha ti mbledhë me kosh fluturash nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin. Ka një amulli pra, se çfarë do përvijojë fati në oborrin e selisë blu. Të gjitha opsionet janë të hapura dhe mesa duket faktorët e jashtëm do të jenë ata që do të përcaktojnë se nga do të anojë suskesi në këtë përplasje të brendshme.  Ajo që është e sigurtë është se në shtator deputetët e PD do të zenë vend në parlament, pavarësisht qëndrimeve kryeneçe të momentit. Vetë kundërshatërt e Bashës as e vnë në dyshim faktin se PD ka humbur dhe PS ka fituar.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV