Dalin përgjimet/ “E pash, ok mu duk”, bisedat e Avdylajve për drogën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjala.al ka zbardhur të plotë dosjen hetimore të heroinës së Hasit ku në gjyq janë dërguar 23 persona, midis tyre edhe Astrit Avdylaj dhe anëtarë të tjerë të bandës së Avdylajve.

Bisedat e mëposhtme janë të të pandehurve Shkëlqim Avdylit, Denis Llaftiu, Fatos Llaftiut dhe personave të tjerë me të cilët bisedonin për çështje droge.

Nga hetimi kanë rezultuar të dhëna se shtetasit Jasin Kala dhe Denis Llaftiu gjatë aktivitetetit të tyre të kundraligjshëm në fushën e narkotikëve ato kanë krijuar lidhje të forta me persona të tjerë në qytetin e Tiranës, ku furnizohen me droga te llojeve te forta me qëllim shpërndarjen e tyre më pas, kryesisht lëndën narkotike shtetasi Jasin Kala e mban tek shtëpia e personit nën hetim Denis Llaftiu, i cili bën edhe shpërndarjen e lëndës narkotike.

Nga trasnkriptimi i përgjimit të bisedave telefonike që ka bërë i pandehuri Shkëlqim Avdyli, nëpërmjet numrit celular të tij, 069****085, me datë 15.02.2018, ai bisedon me personin tjetër që përdor numrin celular 069****058, me përmbajtje si më poshtë:

“ +847:E pash un ok mu duk/Mthun ti per sot do sdo po shkoj von skena ku takojm/

+058:mthuj/

+847:Te iki te flas per ty/

+847:0 vlla fola me ate nuk e ka po ka i tjeter./

+058:po pra me qen puna per sot apo do flesh gjume/..

+058: sa nalova ktu, te flas te merrem vesh per 10 min te them ça do bejm…

Nga transkriptimi i përgjimit të bisedave telefonike që ka bërë i pandehuri Denis Llaftiu, nëpërmjet numrit 069***847, me datë 28.03.2018 ai bën komukime telefonike me personin tjetër që përdor numrin 068****682, me këtë përmbajtje:

“+682:Ca ke bo?//

+847:hiç në shpi, tu nejt ja…/

+682…e di pse të morra, se …kam një okazion një rast. Qe të thash ty qenka e mirë, ke parasysh?/

+847:Po…/

+171:…edhe mund ta marri tek 12.5 a kupton?/

+847:A e ke aty ti, ta marr cik unë ta shof?…/

+171:A..shtë e pame, se e njof mirë at punë unë e kupton?

Lexo edhe :  24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

+682: Vetëm se duhet personi me lek a kupton?/

+847:Leku pra nesër kur të visit….

Me datë 13.02.2018, ora 13:58, i pandehuri Denis Llaftiu, nëpërmjet numrit të tij 069****847 ai bën komunikime me personin tjetër, që përdor numrin 068****682, me këtë përmbajtje:

“+847:Ti ca po bën ndonjë gjë?/

+682:Hiç po më ka marr ni shok atj, ka Maqedonia, e ke parasysh?…edhe mun të vij ai, knej edhe mund të vi tashi, e kupton?/

+847:Epo mirë mbo telefon…hajde se bejme muhabet…./

+682:..e rregullojmë me një fjalë eh?/

+847:Po, po po vetëm të jetë në rregull!…/

+847:Caku ca thotë Caku?/

+682:Jo mo, ai ai do të marri! A kupton muhabetin?

+847:Po pra po, kur të vish bojmë muhabet folim”.

Me datë 12.04.2018 mes personit nën hetim Denis Llaftiu dhe një personi tjetër që ka përdorur numrin 069****009, ka patur komunikime me sms me këtë përmbajtje:

“E vlla si ke qen do bohet gje per neser/Po shkum te puna po. Por neserjemi jashte tr me sixerbint/keshu eshte llafi/Aman shife vet se në tha tosi deri te premten dhe i thash atit/E mar vesh vlla/ Edhe une ne siklet jam per ty/Edi vllai jot po kur mendo ti/Neser mendoj une po nuk ikem/

Sipas transkriptimit të përgjimit të bisedva telefonike të të pandehurit Fatos Llaftiu, bërë nëpërmjet numrit të tij në përdorim 068****081 dhe personit tjetër që përdor numrin celular 069****457, bërë me datë 24.02.2018, kanë rezultuar të dhënat si më poshtë:

“+081:qa bane ti i herë/

+457:…Hiq o mirë po unë eji po unë nijta me atë burrë cerek ore nejta/..

+081:Qa tha mos u mërzit, tha gja për mu/

+457:Kujdes me cerrat me cerrat tha…/

+457:jo jo fare ra muhabeti kshu o burrë për at ditë kshu tha skisha qa me kshu ….edhe nuk është mirë tha me m,shkrujt nga telefoni jot apo nga telefoni…e takojmë nga afër../

+081:Ahhh e kuptova ska faji aji e kena ashtu e vërtetë”.

Të fundit

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë. Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali...

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të tjera, me qëllim që të...

Lajme të tjera

Web TV