Të shtëna me armë në një festë ditëlindjeje, 7 të vdekur në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtënat me armë në një festë ditëlindjeje në shtetin amerikan të Kolorados kanë lënë të vdekur shtatë persona, përfshirë të dyshuarin, bëri të ditur policia.

Departamenti i Policisë i Colorado Springs (CSPD) iu përgjigj një thirrjeje rreth të shtënave në Canterbury Mobile Home Park.

“Pas mbërritjes, policia gjeti gjashtë të rritur të vdekur dhe një mashkull i rritur me dëmtime serioze, i cili u transportua në një spital lokal, ku iu nënshtrua plagëve të tij”, tha CSPD në një deklaratë.

Sipas policisë, personi i armatosur, i dashuri i një prej viktimave femra, bastisi festën në shtëpinë e lëvizshme dhe hapi zjarr përpara se të merrte jetën e tij.

Gjatë të shtënave ishin të pranishëm edhe fëmijë, por policia tha se janë të padëmtuar. CSPD është ende duke hetuar në përcaktimin e motivit të sulmit, shkruan AA.

“Fjalët nuk arrijnë të përshkruajnë tragjedinë që ndodhi këtë mëngjes”, tha shefi i Policisë së Colorado Springs, Vince Niski.

“Si shef policie, si bashkëshort, si baba, si gjysh, si anëtar i këtij komuniteti, zemra më është thyer për familjet që kanë humbur dikë që e donin dhe për fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre”, tha ai.

Të fundit

Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Pritet rritje

Eksperti i tregjeve, Ergis Sefa, parashikon rritje të mundshme të çmimit të naftës për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe...

Revolucioni i klonimit, epoka e inxhinierisë gjenetike që nxiti debatin global

5 korrik 1996 - Lindja e deles Dolly Nga Leonard Veizi Më 5 korrik 1996, në një fermë pranë Edinburghut, në Skoci, lindi një qengj...

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth...

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë”...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Lajme të tjera

Web TV