Humbën zgjedhjet/ Analisti: Basha dhe Kryemadhi nuk i hapin telefonin njëri-tjetrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bën marrëveshje zyrtare para zgjedhjeve parlamentare, edhe pse garuan në lista më vete në 25 prill.

Pas rezultatit të zgjedhjeve, që i la sërish në opozitë të dyja partitë, përveçse kanë akuzuar partinë Socialiste për vjedhje votash, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk kanë dhënë asnjë deklaratë konkrete për bashkëpunimin mes tyre. Por, në fjalim e saj, Kryemadhi foli për tradhti. Sipas analistit, Arjan Curri, “marrëdhëniet janë goxha problematike”.

“Ka ftohje reale mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. I dyti nuk i hap telefonit të parit. Tani po fajësojnë njëra-tjetrën edhe për humbjen. Përveç mazhorancës, ia hedhin fajin njëri-tjetrit. Monika foli për tradhti dhe kjo është serioze. Nuk të tradhton kundërshtari, kështu që për PD-në e ka. Të dyja partitë tashmë janë mbyllur në vetvete, janë në një fazë metamorfoze ku kanë futur vetën. Të shohim si do të dalin prej aty”, shprehet Curri në “Open”.

Ndërsa, analisti, Andi Bushati është i mendimit se të dyja partitë “janë më keq se kurrë”.

Të fundit

CNN: IDF e ka sulmuar spitalin në Gaza tre herë dhe jo dy

Një video e re e siguruar nga “CNN” tregon se sulmet e forcave izraelite (IDF) ndaj spitalit Nasser në...

“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

24 orë pasi deputeti socialist Erion Braçe denoncoi një rrjet mashtrimi online, që dyshohet se i ka grabitur shqiptarëve rreth 5 milionë dollarë, për...

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të...

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

Lajme të tjera

Web TV