Identifikohet pasagjeri i dytë që u shpëtoi breshërisë së plumbave ku u ekzekutua Bledar Birçaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është momentin kur 20-vjeçari Edison Zenel pasagjeri në sediljen e pasme të automjetit ku u ekzekutua biznesmeni Bledar Birçaj del nga dera e pasme mesditën e të hënës pasi dy autorët qëllojnë me automatik në drejtim të 40-vjeçarit. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se ka qenë i traumatizuar për shkak të plumbave të qitur nga armët e dy autorëve dhe nuk mbante mend thuajse asgjë nga ngjarja.

Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar më shumë se 15 persona për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë në vendin e krimit policia ka gjetur më shumë se 30 gëzhoja. Dyshimet e uniformave blu janë se makina e autorëve mund të jetë fshehur në ndonjë garazh jo shumë larg zonës ku ndodhi vrasja pasi deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Pistë kryesore e grupit të hetimit është e shkuara e viktimës në Spanjë. Ai rezulton i dyshuar si i përfshirë në një tjetër ngjarje në vitin 2011, por hetimet në lidhje me këtë çështje u pushuan për mungesë provash.

Të fundit

Asgjësohen mbi 3 mijë bimë narkotike, procedohen dy kryepleq në Shkodër dhe roja

Policia e Qarkut Shkodër ka zbuluar dhe asgjësuar gjithsej 3 mijë e 126 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, gjatë kontrolleve...

Përplasja Lapaj-Shabani, Ana Dajko mund të rrëmbejë mandatin nëse s’ka ‘paqe’

Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani kanë edhe pak orë kohë ta zgjidhin krizën mes tyre. Nga dita e nesërme, komisioneri Celibashi ka të drejtë...

Një plagë e tmerrshme lufte çoi në lindjen e muzikës për piano me një dorë të vetme

Pasi humbi krahun në Luftën e Parë Botërore, pianisti Paul Wittgenstein porositi vepra të jashtëzakonshme që mund t’i luante vetëm me dorën e majtë....

70 ushtarë e dy helikopterë në “luftë” me flakët, riaktivizohet zjarri në Drenovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 4 janë ende aktive. Zonat më...

“Procesi në Hagë, farsë e ndyrë,” Beqiri: Krerët e UÇK po gjykohen mbi bazën e shpifjes

Haga nuk i hap rrugë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së...

Lajme të tjera

Web TV