Vrau shokun e tij, Marjus Dema gënjeu në polici/ Arma me të cilën qëlloi Mehmet Qemën është e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marjus Dema, i cili pak para mesnatës të së hënës, vrau shokun e tij Mehmet Qema te ‘5 maji” në Tiranë, ka gënjyer në polici lidhur me armën e krimit.

Report Tv ka mësuar se arma ishte e vetë vrasësit edhe pse ky deklaroi në polici se e kishte dërguar vetë Qema në lokalin ku ishin mbledhur me shokët e tyre.  E kishte për disa muaj dhe ishte pa leje. Report Tv mëson gjithashtu se edhe pse fillimisht u raportua se policia do ta konsiderojë vrasje nga pakujdesia, autoritetet vijojne t’i qëndrojnë versioni të vrasjes me dashje deri në sqarimin e situatës.

27-vjeçar Mehmet Qema nga Hasi, është vrarë me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool. Qema pasi u qëllua nga miku i tij u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën.

Report Tv siguroi dje dëshminë paraprake të  autorit, i cili me lot në sy ka thënë në polici se nuk e dinte që arma ka qenë e mbushur me plumba dhe se ngjarja ndodhi nga pakujdesia.

Në polici dje, përveç autorit janë vetëdorëzuar edhe Frenkli Myftari, 29 vjeç, Erlind Pekën, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, të gjithë miqtë të viktimës dhe autorit dhe ishin në një tavolinë gjatë kohës që ndodhi vrasja, të cilët u shpallën në kërkim pas ngjarjes.

Në videon e publikuar pak minuta para se të ndodhte vrasja, duke 28-vjeçari Marjus Dema, ka marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë. Mësohet se kur e ka qëlluar Qema ka qenë i ulur në tavolinë me shokët dhe ka marrë një plumbi që ka rezultuar fatal.

Lexo edhe :  "Buka", GJKKO kalon në gjyq themeli dosjen në ngarkim të Ahmetajt

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar disa dëshmitarë, ku shumica janë miqtë të tyre, të cilët ishin të pranishëm gjatë vrasjes. Pritet që dëshmitë e tyre, por edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth të sekuestruara nga policia të sjellin zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në lokalin e marrë me qira nga Marjus Dema, kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, ndërsa kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV