Fabrika e boronicave e Shkëlzen Berishës, gazetari i njohur: Fshihen edhe persona të tjerë, një biznesmen i fuqishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka nisur që të lëkundë themelet e perandorisë së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Prej disa javësh, anëtarë të SPAK-ut po hetojnë korrupsionin dhe pasurinë me vlerë miliona euro të ish-kryeministrit, Sali Berisha, të cilën e ka kamufluar në emër të fëmijëve.

Nën hetim është pasuria e Shkëlzenit dhe sidomos një investim rreth 2 milionë euro në Gërdec, ku ka ngritur një fabrikë për përpunimin e boronicave.

Kjo temë e diskutua ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku i ftuar në studio ishte gazetari i njohur, Adriatik Doçi. Ky i fundit u shpreh se përveç kredisë 1.8 milionë, Shkëlzen Berisha ka bërë edhe një investim tjetër prej 1.9 milionë euro.

“Në dokumentet e kompanisë së boronicave, rezulton se Shkëlzeni ka bërë shpenzim 1.9 milionë euro për blerjen e pajisjeve. E këto para nuk kanë asnjë burim të ligjshëm. Burimi ku po heton SPAK. Berisha ka marrë një kredi prej 1.8 milionë euro dhe ka lënë koleteral prona 500 mijë euro, një e katërta e kredisë që është marrë. SPAK po verifikon për paratë e dyshimta për fabrikën e boronicave”, tha gazetari i njohur.

Sipas Doçit, kjo kompani është fantazmë, pasi nuk ka aktivitet, nuk ka punëtorë.

“Por duket se përdoret për pastrimin e parave, pista kryesore dhe shqetësuese. Një kompani që të funksionojë duhet të ketë një staf të caktuar, por nuk figuron asgjë, nuk ka listë pagesë”, tha gazetari.

Ndërsa i pyetur nëse ka emra të njohur të përfshirë në këtë kompani, Doçi tha se po, madje është një biznesmen shumë i fuqishëm.

“Në këtë skenë të lëvizjeve të parave, fshihen persona të tjerë, ku është edhe një biznesmen i fuqishëm, i cili është favorizuar shumë nga qeveria e Berishës, por edhe tani nga disa institucione”, tha gazetari.

Të fundit

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Lajme të tjera

Web TV