Në mes të detit për 3 javë, adoleshentja rrëfen tmerrin: I dhamë ujë me këpucë, nuk kishim fuqi as të… (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 17-vjeçare nga Bregu i Fildishtë ka treguar historinë e saj të pabesueshme të shpëtimit pasi u gjet pas 3 javësh në det në një anije.

Më 26 Prill, forcat ajrore spanjolle pikasën një anije. Menjëherë një prej helikopterëve u nis në drejtim të saj ku u zbuluan se nga 59 pasagjerë, vetëm 3 prej tyre ishin gjallë.

Aicha është një nga 3 të mbijetuarit që u shëruan pas një qëndrimi dhjetë ditor në spital.

Aicha u largua nga qyteti i lindjes në Nëntor dhe udhëtoi për në Mauritani, nga ku hipi në varkë. Vetëm motra e saj ishte në dijeni të planit për udhëtimin e rrezikshëm.

Adoleshentja ka treguar tmerrin që ka parë me sy gjatë qëndrimit në det. Fillimisht ajo tregoi se pasagjerëve u mbaroi uji, më pas ushqimi dhe në fund nafta, duke e lënë anijen në mëshirë të erës.

“Dy ditë më vonë nuk kishim ujë, as ushqim. Ditën e katërt nuk kishim më as naftë. Kishte burra që nuk qëndronin dot dhe bërtisnin për shkak të etjes: ‘Ju lutem kam nevojë për ujë, mund të më japë dikush pa ujë’. Përdorëm një këpucë për t’i dhënë pak ujë deti. Në fillim thamë një lutje. Në fund, asnjë lutje. Nuk kishim fuqi as të hidhnim kufomat në det”, rrëfeu Aicha.

Ajo u shpëtua nga një anëtar i ekuipazhit të Forcave Ajrore Spanjolle, familja e të cilit e mirëpriti në shtëpinë e saj. Kjo është tragjedia më e madhe e varkave të emigrantëve në Ishujt Kanarie.

Të fundit

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur...

“Beni ecën vetë”, historia e filmit të bazuar mbi romanin e Kiço Blushit

Filmi ‘Beni ecën vetë’ mbetet edhe pas kaq vitesh akoma mbetet ndër filmat më të mirë shqiptarë. ‘Beni ecën vetë’ është prej atyre filmave...

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin McBroom, gjatë një interviste në...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

Lajme të tjera

Web TV