Sot konferenca kundër antisemitizmit në Tiranë, organizohet nga OSBE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot dhe nesër do të organizohet konferenca ndërkombëtare në lidhje me luftën kundër antisemitizmit. Kjo konferencë organizohet nga kryesia shqiptare e OSBE-së.

Delegacionet zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të përfaqësues të shoqërisë civile, do të jenë disa nga pjesëmarrësit kryesorë të kësaj konference.

Gjithashtu, në konferencë marrin pjesë edhe Rabini Andrew Baker, drejtor i Çështjeve Hebraike Ndërkombëtare në Komitetin Hebraik Amerikan.

Shqipëria është kryesuesja e radhës e OSBE-së. Me 57 shtete pjesëmarrëse Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë.

OSBE-ja punon për stabilitet, paqe dhe demokraci për më shumë se një miliard njerëz, përmes dialogut politik për vlerat e përbashkëta dhe punës praktike që sjell ndryshim jetëgjatë. /Fjala.al

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV