‘Leksion futbolli’ ndaj Chelsea, Barcelona fiton Championsin e femrave (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse ekipi i meshkujve ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe dje zyrtarisht dolën nga gara për titull, Barcelona është kampionia e Europës në futbollin e femrave.

Vajzat katalanase shkatërruan skuadrën e Chelsea me “poker” me shifrat 4-0 ne Gothenborg, Suedi. Katalanaset vinin si favorite dhe nuk zhgënjyen pritshmëritë.

Seria e golave nisi në minutën e parë me autogolin e Leupolz. Pas çerek ore lojë, Putellas dyfishoi shifrat për Barcelonën, duke i dhënë udhë fitores se skuadrës së saj. Llogaritë e pjesës së parë nuk ishin mbyllur ende.

Në minutën e 20 Bonmati trefishoi shifrat dhe në minutën e 36 Hansen plotësoi “pokerin” për Barcelonën ndaj vajzave londineze, që e patën të pamundur të përballonin një nga skuadrat më të forta të viteve të fundit.

Në pjesën e dytë nuk kishte gola dhe Barcelona arrin të fitojë titullin e parë të Champions dhe të shkruajë historinë e futbollit spanjoll. Ndërkohë, Chelsea ka hedhur hap të madh para me mbërritjen në finale dhe ka shtuar kredenciale për futbollin anglez të femrave, që ende nuk shkëlqen si ai i meshkujve.

Të fundit

Darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për...

Këshilli i Ministrave: Shpërblim për efektivët e zjarrfikësit që luftuan me flakët

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpërblimin e të gjithë punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve...

Gjendet një person i pajetë në Korçë, dalin detajet e para

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e tij në Korçë, ku jetonte i vetëm. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Sa shanse ka Edi Rama të heqë nga qarkullimi paranë ‘cash’?

Shkruar nga DW / Edi Rama njoftoi së fundi një plan ambicioz: ai do ta shndërrojë Shqipërinë në shtetin e parë në botë që...

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

ANDI BUSHATI - Lapsi Sali Berisha në stilin e tij proverbial i është përveshur edhe njëherë George Sorosit dhe të birit të tij, duke...

Lajme të tjera

Web TV