Mark Zuckerberg siç askush nuk e njeh, arsyeja pse Facebook ka ngjyrën blu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë e njohim Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook. Ai pritet që shumë shpejt të jetë personi më i pasur në botë. Deri atëherë, pasuria e tij vlerësohet të jetë 110 miliardë dollarë.

Ndërkohë, në mediat ndërkombëtare listohen një sërë detajesh që asnjëri nuk i dinte.

Ngjyra e Facebook është e kaltër pasi që Zuckerberg është daltonik. Ai nuk i dallon nuancat e ngjyrës së kuqe dhe të gjelbër, dhe më së miri e dallon të kaltrën e pikërisht për këtë arsye dominon kjo ngjyrë në rrjetin e tij social.

Mark njihet për sfidat e tij vjetore. Derisa shumë mendojnë për zgjidhjet e Vitit të Ri dhe planet për ndryshim në jetë, Zuckerberg çdo vit i ka dhënë vetes nga një detyrë (sfidë) që do të duhej ta implementonte gjatë vitit.

Kështu një vit vendosi të njoftohet me njerëz që nuk ishin pjesë e Facebookut, më pas kërkoi që çdo ditë të merret me kodim, e një prej sfidave ishte që çdo javë të lexojë nga një libër.

E pas krizës së madhe ekonomike të vitit 2009, vetes i dha një mision interesant – vendosi të bartë kravatë çdo ditë. Me këtë lëvizje ka dashur që të gjithëve në Facebook por edhe jashtë kompanisë, t’i tregojë se është bërë mjaft serioz dhe se mund të drejtojë kompaninë e madhe edhe në momentet e vështira.

Ashtu sikur Steve Jobs ishte i njohur për xhinset dhe bluzën e zezë, njëjtë njihet Zucerkberg për xhinset dhe bluzën pa mëngë. Gjatë një konference të organizuar vite më parë, Zuckerberg i është përgjigjur pyetjeve të vizitorëve duke shpjeguar se pse gjithmonë i vesh rrobat e njëjta.

Me këtë rast shpjegoi se nuk dëshiron të shpenzojë energji në gjëra të parëndësishme, duke u fokusuar në mënyrën më të mirë që mund t’i shërbej komunitetit.

Lexo edhe :  Rreziku nga sulmet kibernetike financiare, thirrje për kujdes të shtuar gjatë festave

Në vend që të mendoj për kombinimet e rrobave kur e hap dollapin, në të gjenden dhjetëra rroba por që janë të njëjta.

Themeluesi i Facebookut, së fundmi në rrjetin e tij social ka publikuar fotografinë e dhive të tij, e në veçanti një prej tyre kishte emër interesant. Njërën e kishte quajtur Max e një tjetër Bitcoin, kështu shumë konsiderojnë se ishte një mesazh përkrahës për këtë kriptovalutë, apo ndoshta ka dashur t’ia bëjë me dije opinionit që edhe ai posedon bitcoin.

Në rini, Zuckerberg kishte dy nofka interesante, si i vogël e ëma e thërriste Princley, kurse në Harvard mori nofkën Slayer. Si 12-vjeçar zhvilloi “ZuckNet”, platformën e komunikimit për ordinancën e babait që punonte si dentist, e që për të biseduar e përdornin edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Të fundit

SHBA, paralajmërim për rrezik kanceri nga pijet alkoolike

Këshilltari i Presidentit për Politikat Shëndetësore në Shtetet e Bashkuara udhëzoi sot që në etiketat e pijeve alkoolike të...

Në Shqipëri ka 1 kafe për çdo 92 qytetarë, ja sa kanë shpenzuar ata gjatë një viti

A e dini se në Shqipëri ka rreth 26,000 bare kafeje? Me një popullsi prej 2.4 milionë banorësh, kjo do të thotë: një kafene...

La Repubblica: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe nga vendet e tjera

Bllokimi i TikTok në Shqipëri ndryshon nga të gjitha rastet e tjera. Është ndryshe nga 20 bllokime të tjera që TikTok ka parë deri...

Reshjet e dëborës zbardhin Veriun e Shqipërisë/Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Reshjet e dëborës kanë zbardhur gjatë mbrëmjes së djeshme veriun e vendit. Aktualisht në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth reshjet e...

Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen nga ndryshimi i çmimeve

Një punonjëse e Policisë së Shtetit, tregoi në emisionin “Stop” në Tv Klan se është shpallur fituese, për përfitimin e një kredie me zero...

Lajme të tjera

Web TV