“Nafijet e PD”/ Fatbardh Kadilli ironizon ato anëtare të kryesisë që thanë në mbledhje: Basha nuk ka faj, po unë ç’bëra që PD të mos humbasë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatbardh Kadilli ka zbuluar një detaj shumë interesant nga mbledhja dhe debatet brenda kryesisë së PD-së të ditës së dielë.

I ftuar në emisonin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Kadilli tha se në mbledhje kishte edhe nga ata apo ato që ai i quajti Nafije, personazhi që tund dybekun në filmin “Gjuetia e fundit”. “Ishin disa në mbledhje që jo vetëm nuk bënin si përgjegjës në humbje Bashën, por arritën deri aty sa thanë po unë çfarë bëra për këtë humbje”, tha Kadilli. “Ishin komplet Nafije”, shtoi ai me ironi. Kadilli tregoi se në përgjithësi mbledhja shkoi në kufijtë normalë edhe pse pati debate.

“Unë madje iu drejtova me fjalë shumë politese Lulzim Bashës. Disa herë ia kam përsëritur në sy se ai nuk është njeri i keq por nuk është për atë punë. Duhet të largohet si përgjegjësi kryesor i humbjes së PD” tha Kadilli.

Megjithatë sipas tij, të turpshme ishin ato diskutime që jo vetëm Bashën nuk e bënin fajtor por si Nafije komplet thoshin po unë ç’bëra që PD të mos humbasë. Këto sipas tij janë të papranueshme në Partinë Demokratike të vitit 2021.

 

Të fundit

Tragjas, raportohet zjarr i madh! Përfshihet pylli dhe kullota

Sot pasdite, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll...

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal...

Tension SHBA-Izrael: “Mos më thuaj më se njerëzit atje s’kanë uri!”

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e...

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe po e shohin këtë si...

Gjykata Kushtetuese sjell “3 rregulla të reja loje” për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i jap afat shtesë prej 30 ditësh deputetëve për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në përgjigje të kërkesave të PDK dhe LDK...

Lajme të tjera

Web TV