Rama publikon foton e veçantë nga Brukseli: Rruga për Tiron o knej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku është thirrur në një darkë pune nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel. Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shihen policë mbi motor, ku në dixhiturë shkruan; ‘Rruga për Tiron o knej…’

Kujtojmë se Rama së fundmi është shprehu se Shqipëria nuk mund të jetë gati për t’u anëtarësuar në BE, por se vendi është padiskutim gati për hapjen e negociatave.

Sot Rama zhvilloi një takim edhe me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Lajçak shkroi në ‘Twitter’ se ka uruar Ramën për mandatin e tretë të fituar në zgjedhjet e 25 prillit.

“Mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor,”- shkruante Lajçak.

Të fundit

Shqipëria voton Francën për të udhëhequr Rrjetin Evropian të Inspektimeve të Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve...

Droni i Policisë kap ‘mat’ 28-vjeçarin në Thumanë duke u kujdesur për serën me kanabis

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Thumanë të Krujës, në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Koordinata”. Përmes një njoftimi,...

Si e kam njohur unë Artan Lamen

Ulsi Manja Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 – por...

E rëndë në Tiranë/ Italiani ndërron jetë pas ndërhyrjes në një klinikë dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale që ai kishte bërë më...

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve,...

Lajme të tjera

Web TV