Zbardhet vendimi i gjykatës për Adriatik Llallën, ja ku sugjerohet ta bëjë burgun ish-kryeprokurori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi GJKKO dënoi në shkallë të parë me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, Gjykata ka publikuar arsyetimin e këtij vendimi.

Dënimi i dhënë për Llallën nga Gjykata është i njëjtën me atë që kërkoi SPAK, i cili ngriti akuzë kundër ish-Prokurorit të Përgjithshëm për fshehje të pasurisë. Sipas prokurorëve të, SPAK ka të paktën 3 episode të faktuara ku Llalla nuk ka deklaruar saktë pasurinë e tij.

Sipas Gjykatës, nëse vendimi merr formë të prerë, dënimi do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, vendosi që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa pasuria e tij kaloi në favor të shtetit. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Llalla është ish-zyrtari i parë që cilësohet fajtor nga Gjykata e Posaçme e ngritur në kuadër të reformës në drejtësi. Do duhet të pritet verdikti i Apelit për të parë nëse zoti Llalla do të futet pas hekurave për të vuajtur dënimin.

Kujtojmë se hetimi u çel menjëherë pas largimit të tij nga institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm, i cili doli nga sistemi duke mos iu nënshtruar vettingut. Dosja kaloi në disa prokurori pasi të kalonte në SPAK. Në morinë e hetimeve SPAK iu drejtua institucioneve të huaja ligjzbatuese dhe autoriteteve gjermane ku ish-kryeprokurori Llalla transferoi familjen e tij në vitin 2017 me arsyetimin se ishte i kërcënuar. Sipas Gjykatës qiraja për apartamentin në Gjermani, por edhe shpenzimet për lindjen e bashkëshortes së tij në SHBA, nuk justifikoheshin nga të ardhurat e ligjshme të ish-kryeprokurorit.

Lexo edhe :  Ka konstatuar SPAK pasuri të politikanëve jashtë Shqipërisë? Ja si përgjigjet Dumani

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Të fundit

Pas gati dy vitesh lidhje, Princ Leka drejt martesës me partneren e re

Vetëm pak ditë më parë, Princ Leka është dënuar nga Gjykata me 16 muaj shërbim prove për dhunë ndaj...

Kryepeshkopin që (s)e deshëm, por na deshi!

Nga Mero Baze Pas vitit të parë të pushtetit, kur Berisha filloi të kishte probleme me Greqinë në jug të vendit dhe sidomos me thirrjet...

Berisha “bëhet lëmsh”/ ‘Shtetin Bektashi’ e cilëson ‘Shtet Islamik’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi “shpalljen” e kryeministrit Edi Rama të Shtetit Bektashi. Rama mori pjesë në një aktivitet të mbajtur nga Kryegjyshata...

Pas ikjes së Kryepeshkopit Anastas do shikojmë kishën e vërtetë shqiptare

Nga Ben Andoni Vdekja e klerikut më të lartë të kishës ortodokse shqiptare është një humbje e madhe për komunitetin ortodoks shqiptar. Kryepeshkopi Janullatos për...

”Vendi ynë i dha shumë”/Spahiu vlerëson Janullatos: La amanet që të prehej në Shqipëri

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka prekur të gjithë besimtarët e komuniteteve fetare në vend...

Lajme të tjera

Web TV