“Një snajperist duke qëlluar”/ Video që bëri bujë rinis hetimet për krime lufte në Sarajevë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurorët për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, kanë nisur hetime pas publikimit të një videoje, në të cilën supozohet se një snajperist shihet duke gjuajtur gjatë kohës së rrethimit gati katërvjeçar të Sarajevës në vitet 1990.

Pamjet e publikuara nga gazetari francez Philippe Buffon në YouTube gjatë kësaj jave, besohet se shfaqin luftëtarët serbë të Bosnjës, duke u fshehur në një shtëpi te lagjet e Sarajevës.

Njëri prej tyre mund të shihet duke qëlluar me pushkë dhe duke thënë se ka qëlluar dikë “në kokë”.

Zyra e Prokurorit të Bosnje-Hercegovinës ka thënë përmes një deklarate se rasti është hapur “menjëherë”, pas paraqitjes së videos në internet.

Kjo zyrë ka thënë se Departamenti Special për Krime Lufte do të analizojë “të gjithë kushtet dhe rolin e të gjithë personave në incizim”.

Kompania lokale e telekomunikimeve Telemach BH ka thënë se ka kontaktuar prokurorët pasi një nga punëtorët e saj është parë në material.

Ajo ka thënë se ka larguar nga puna këtë person.

Videoja e publikuar në YouTube është hequr më 21 maj në këtë platformë.

Pamjet, që janë shpërndarë edhe nëpër rrjete sociale dhe televizionin lokal, kanë nxitur zemërim në kryeqytetin e Bosnjës, ku më shumë se 11,000 persona janë vrarë gjatë rrethimit gati katërvjeçar të Sarajevës nga forcat serbe të Bosnjës.

Të fundit

Shpërthimi në rrethimin e burgut të Fushë-Krujës, pista ku janë përqendruar hetimet

Policia e shtetit ne bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kanë nisur...

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Për të 23-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Elon Musk largohet nga administrata Trump, ja arsyeja

Miliarderi dhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, po largohet nga administrata Trump pasi drejtoi një fushatë të ashpër për përmirësimin e efikasitetit, gjatë së...

Erjon Zaloshnja: Eni Çobani s`më la të mbaroja juridikun, më dogji diplomën

I ftuar në podkastin “Klo’s Friends”, me gazetaren Klotilda Harka, Erjon Zaloshnja befasoi me pohimin se Eni Çobani i ka djegur diplomën. Ai tregoi...

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, zbardhet agjenda

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë pune në Aachen të Gjermanisë. Shefi i ekzekutivit do të marrë pjesë në punimet e ...

Lajme të tjera

Web TV