Aktori shqiptar i bën ‘gropën’ vetes! Kamera e makinës i zbulon tregtinë e kokainës së klasit A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-aktori shqiptar Sokol Ajazi 36 vjeç banues në Southgate, në veri të Londrës është arrestuar pasi ai kishte instaluar një kamerë në makinë për të filmuar çdo aksident të mundshëm, por pikërisht kjo kamer e mori në qafë pasi regjistroi momentin kur ai nxori nga makina një sasi kokaine.

Policia ndoqi automjetin për një distancë, para se ta ndalonte dhe të kryente kontrollin pasi kishte dyshime në lidhje me një qese që i kishin parë duke e futur në makinë . Nga kontrolli u zbulua një vend i fshehtë i adaptuar me hapje nga çelsi xhamave nga ku fshihej kokaina.  Kontrolli zbuloi një kilogram kokainë. Eduart Hajdini i cili e shoqëronte në automjet, një muaj më parë ishte nën vëzhgim nga ku u filmua duke i shitur dy kile kokainë Thomas Scarrett, nga qyteti Bristol, i cili u dënua me 6 vite burg.

Nga kontrolli mëtejshëm i makinës së Ajazit u gjet edhe 500 gram kokainë bashkë me 2.000 stërlina ‘cash’. Pamjet filmike të kamerës vendosur në makinë nga Ajazi zbuluan se ai e kishte marrë qesen e madhe me kokainë nga një garazh në Mintern Close, Enfield, pak më herët atë ditë për

Oficerët e NCA e kontrolluan atë garazh dhe gjetën 3 kile të tjera kokaine. Sokol Ajazi përmes disa agjencive të ndryshme rekrutimi aktorësh, ishte regjistruar si aktor dhe kishte luajtur në filmat “The Contract and Una” dhe Mercenaries” bashkë me aktorin e famshëm Billy Zane.

Të fundit

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

Lajme të tjera

Web TV