Berisha ‘non grata’ në SHBA, Kreshnik Spahiu: Fati i keq që do e bëj burgun në pleqëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreshnik Spahiu ka ironizuar komentet e disa prej analistëve që shprehen se para se Sali Berisha të ishte shpallur ‘non grata’ nga SHBA e kishin radhën disa të tjerë, pasi ai ka dalë nga rolet drejtuese të vendit. Për Spahiun ky arsyetim është si të marrësh peshoren e farmacisë dhe ta ngatërrosh me peshoren e drejtësisë.

Spahiu shkruan se askush s’mund të shpallet i pafajshëm me justifikimin, se radhën e ka dikush tjetër dhe se disave u ka rënë fati keq ta kryejnë burgun në pleqëri.

Spahiu ka përmendur rastet në botë ku dhjetëra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.

“Sqarim juridik:

Për të gjithë ata që debatojnë nga duhet filloj radha arrestimeve nga qeveria apo opozita:

– Chirac u akuzua për korrupsion kur iku nga President i Francës.

– Kohl u akuzua për korrupsion kur iku nga kryeministër i Gjermanisë.

– Andreoti në Itali u akuzua për lidhjen me Mafien kur iku dhe ishte 90 vjeç.

– Tonny Blair u akuzua për korrupsion në Angli pasi iku si Kryeministër

– Sarkozin e akuzuan për korrupsion kur iku nga drejtimi Francës.

– Berluskonin e akuzuan në fundin e tij.

– Gruevskin e akuzuan pasi mbaroi mandatin.

– Dhjetra-dhjetra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.

Drejtësia fillon nga ai që ka qenë dhe vazhdon me atë që s’do jetë……

Ky mesazh u shkrua për gjithë ata “intelektual” që kanë marr peshoren e farmacisë dhe e ngatërrojnë me peshoren e drejtësisë. Askush s’mund të shpallet i pafajshëm me justifikimin, se radhën e ka dikush tjetër …..

As nuk mund pretendohet që në 1 ditë të futen në një thes. Rëndësi ka që askush mos shpëtoj, pavarësisht kohës.

Lexo edhe :  Profesionet e 140 deputetëve të rinj në Parlament, dominojnë ekonomistët dhe juristët

Mirë do ishte për ATA që burgun ta bënin në rini, por ja që fati keq ju bie ta kryejnë burgun në pleqëri”, shkruan Spahiu.

SHBA ka futur në ‘listën e zezë’ Sali Berishën dhe familjen e tij me argumentimin se është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik dhe familjen. Në reagimin e tij  Sali Berisha tha se do padisë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje pas i kishte cenuar dinjitetin, ndërsa shtoi se DASH të bëjë publike faktet dhe provat që ka për këto akuza në drejtim të tij.

Të fundit

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Lajme të tjera

Web TV