Tragjedi në Francë, shqiptari vret me thikë në sy të vajzës partneren 22-vjeçare (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar nga Kosova, i identifkuar si Liridon B. ka qëlluar me thikë partneren e tij duke e lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Francë, në Hayange, Moselle.

Mediat lokale shkruajnë se 23-vjeçari nga Kosova e ka qëlluar pesë herë me thikë partneren e tij, Stéphanie, në sy të vajzës së tyre, vetëm 4 vjeçe. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia dhe shërbimet mjekësore kanë shkuar pranë të resë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, 23-vjeçarja nuk ia doli dot mbanë dhe ndërroi jetë. Autori i ngjarjes, i cili ndodhej në Francë me leje qëndrimi është një person i njohur për policinë për shkak të ngjarjeve në të cilat është përfshirë.

Christian Mercuri, prokurori publik i Metz, është shprehur se ai ka kryer më shumë se 20 vepra penale, në lidhje me dhunë dhe shpërndarje të trafikut të drogës. Shqiptari nga Kosova u la i lirë nga burgu në 12 maj dhe u vendos me një byzylyk të thjeshtë elektronik në arrest shtëpie.

Pak orë pasi vrau partneren e tij, ai u vu në pranga dhe tashmë ndodhet në paraburgim.

Të fundit

E frikshme! Një avion i Lufthansas fluturoi pa pilot për 10 minuta, zbardhet raporti

Një fluturim i Lufthansas me 205 persona në bord mbeti pa pilot për 10 minuta, shkruan CNN sot, pasi...

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani

Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri më i...

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Për të 18-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare...

Afera Partizani, Berisha paraqitet sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Kreu i PD, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në orën 09:30 në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Po...

Diaspora i beson Edi Ramës, fitore e “frikshme” e socialistëve

Ka përfunduar procesi i numërimit të zarfeve për subjektet politike në të 12 qarqet e vendit. Nga një përditësim i bërë së fundmi nga Komisioni...

Lajme të tjera

Web TV