U gjet e vdekur me mbishkrime misterioze në trup/ Flet daja i 23-vjeçares: Nuk ishte besimtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak ditësh në Tiranë ku humbi jetën një 23-vjeçare e cila ishte me orgjinë nga Delvina.

Në fillim u tha se Evgjeni Baxho kishte humbur jetën pas një infeksioni në dhëmballë, por ky version u hodh poshtë nga një dokument i Policisë Gjyqësore.

Në dokument thuhej se e reja kishte disa shkrime misterioze në bark, qafë dhe shpinë. Por në lidhje me këto lajme ka reaguar edhe daja i viktimës i cili tha se ajo nuk ishte besimtare nuk kishte shkuar në kishë apo xhami. Më tej ai tha se nuk dinte asgjë për shkrimet e gjetura në trupin e saj, për to ishte informuar nga mediat.

“Me Evgjenin flisja shpesh në telefon nuk me kishte shprehur asnjë shqetësim. Nuk ishte besimtare, nuk ka shkuar kurrë në kishe apo xhami. Për shkrimet në trupin e mbesës kam dëgjuar nga mediat,” tha ai.

23 vjeçarja Baxho në Delvinë jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin të divorcuar dhe nuk e kishin takuar prej 13 vitesh, ndërsa në Tiranë vajza ishte me studime.

Të fundit

Publikoi foto nga pushimet, rrjeti “kryqëzon” këngëtaren shqiptare

Në kohërat e sotme, kur çdo gjë postohet në rrjetet sociale, edhe një palë pushime mund të kthehen në...

Dorëhiqet drejtoresha e QSUT, kush është ish-deputeti që e zëvendëson

Ndërrohet sërish drejtuesi i QSUT. Donjeta Bali është dorëhequr nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitarë ‘Nënë Tereza’, detyrë të cilën e mori vetëm pak kohë...

Takimet “speciale” në burgje me eskorta/ Zv.drejtori: Nuk është incident me pasoja!

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Isufaj, ka foluar në emisionin "Real Story" pas lajmit se modelja nga Kosova, Ziza Pajaziti, ka takuar në...

“Të vërtetat që thuhen nga kabina telefonike e 313-tës”/ Blushi ankohet sërish për Metën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së LIRISË Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me situatën e kreut të...

Vapë ekstreme në Iran! Temperaturat shkojnë mbi 52°C, qeveria në mungesë uji

Autoritetet iraniane kanë bërë thirrje për kufizimin e menjëhershëm të konsumit të ujit për shkak të valëve ekstreme të të nxehtit dhe një krize...

Lajme të tjera

Web TV