Vdekja e Andon Mëhillajt, ML: Dyshohet se konsumoi sasi të madhe ilaçesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekspertizë paraprake e dalë nga ana e mjekësisë ligjore në lidhje me vdekjen e Andon Mëhillajt pretendohet se goditja në zemër i ka ardhur nga konsumi i madh i ilaçeve. Dyshimet e para flasin për një fakt të çuditshëm, pasi sipas mjekëve dyshohet se i dënuari me burgim të përjetshëm t`i ketë pirë me dashje ilaçet. Ndonëse familja e tij ka vijuar edhe ditën e sotme të hedh akuza të forta në lidhje me burgun në të cilin gjendej Andoni, pasi mendojnë se janë ata shkaktarët kryesor, Mjekësia Ligjore ka bërë me dije se duhen plot një muaj të dilet në një konkluzion për shkaqet reale të vdekjes së Mëhillajt.

Referuar 6 viteve të burgosjes së vlonjatit që u akuzua si personi që ka bërë sekserin e krimeve të Jualin Sinanajt, emrin e të cilit në fakt e nxori nëpër dëshmitë e tij vetë ‘njeriu-bombë’ u tha se disa herë ka tentuar vetëvrasjen. Paçka se policia e burgjeve gjithnjë ka pranuar se bëhet fjalë për çështje depresioni, në fakt Andon Mëhillaj u vu gjithmonë kundër sistemit të drejtësisë, gjykatave dhe prokurorisë për çështjen e tij. Ai  aso kohe do të lëshonte akuza të forta kundër shtetit, por në fakt u mbajt në qeli dhe i izoluar derisa ndërroi jetë.

Mëhillaj, i njohur ndryshe si kapoja i ‘Bandës së Tritolit’ në Vlorë, ishte dënuar me burg përjetë si anëtar i bandës së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj. Në 2014 ai u vetëdorëzua në policinë e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e kësaj bande famëkeqe, pas të cilës fshihen disa vrasje dhe jo vetëm. Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte ‘pazaret’ mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatorit. Po ashtu pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për ‘Akte terroriste’ dhe ‘Financim të terrorizmit’. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën...

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1...

SHBA feston përvjetorin e Pavarësisë, Nancy VanHorn nderon kujtimin e Feti Voglit

Diplomatja e lartë amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka kujtuar dje me nderim komandantin shqiptar Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës...

Berisha: Me valixhet e Ramës bëhen trafiqe të paligjshme

Udhëtimi i kryeministrit Edi Rama për në Samitin e NATO-s ka rikthyer akuzat e opozitës se lideri i qeverisë fluturon me charter, një shpenzim...

Titullari i Barcelonës befason botën: Pranoj ulje page

Frenkie De Jong ka rënë dakord të ulë pagën për të zgjatur kontratën e tij me Barcelonën. Lajmi raportohet nga gazeta spanjolle AS. Klubi katalanas...

Lajme të tjera

Web TV