Kultivonin drogë në serë, arrestohen dy të rinj në Mirditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë arrestuar në Mirditë të Lezhës për kultivim droge. Kledison Gjeci dhe Drilon Nika po tentonin të kultivonin drogë në një serë në fshatin Bulshar.

Atyre u janë sekuestruar gjithashtu dy automatikë, dy radio si të Policisë, kubikë me fara kanabisi, llamba elektrike dhe pajisje të tjera.

Ndërkohë vijon puna për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Mirditë, Lezhë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulshar”, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethi Gjyqësor Lezhë.

Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike dhe posedues të armëve të zjarrit.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, kubikë me fara narkotike kanabis, llamba elektrike termale dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Strukturat policore në DVP Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në zonën e Bulsharit, Mirditë, disa persona po tentonin të kultivonin bimë narkotike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një hetimi disajavor, kanë finalizuar me sukses operacioni policor të “Bulshar”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-D. N., 30 vjeç, banues në Thumanë dhe K. Gj., 21 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Bulshar”, Njësia Administrative Orosh, Mirditë, në një serë, kishin kultivuar në kubikë dhe në tokë fidanë narkotike kanabis.

Lexo edhe :  Greva nga punonjësit e aeroporteve, në Greqi dhe Itali do të ndërpriten fluturimet

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një ambient që këta shtetas kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatikë, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të fundit

‘Shqipëria Bëhet’ nis fushatën nga Vlora/ Lapaj: 11 maji, dita për të votuar ndryshimin!

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Mitingu i fushatës u...

Programi i PD/ Berisha: Do kemi Ministrinë e Familjes! Shtepiaket do shpërblehen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin elektoral të PD-së gjatë një takimi në Pallatin e Kongreseve. Gjatë fjalës së tij, Berisha...

Sudani njeh pavarësinë e Kosovës, njohja e dytë brenda pak javësh

Sudani, vend në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën, njoftoi presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Në një njoftim në X, Osmani...

Pasaporta europiane është misioni i kësaj fushate, për Shkodrën 2030 në BE

Benet Beci Të nderuar miq, Ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit.  Pasaporta europiane është misioni i kësaj fushate, me Edi Rama  dhe Partia...

“Nuk u riktheva për post apo luks”, Berisha: Dua të tejkaloj “Berishën 1 dhe 2”

“Nuk jam kthyer për post apo luks”, kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin Kuvendit Kombëtar ku prezantoi programin qeverisës. Lideri i...

Lajme të tjera

Web TV