I lidh tullumbace me helium qenit dhe e lëshon ‘të fluturojë’, ndëshkohet 32-vjeçari (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vloger nga New Delfi është ndaluar nga policia pas një akti mizor.

32-vjeçari lidhi qenin e tij pas disa balonave me helium dhe më pas e lëshoi atë në ajër ‘të fluturojë’, shkruan Metro UK.

Këto pamje, vlogeri Gaurav Sharma i ka shpërndarë në “Youtube”, teksa shihet kafsha e tij shtëpiake, i quajtur “Dollar”, duke “fluturuar në ajër” dhe më pas përplaset me një ballkon.

Edhe pse fshiu videon nga kanali i tij pas ankesave të shumta nga organizatat për të drejtat e kafshëve, vlogeri, i cili numëron rreth 4.15 milionë abonentë në “Youtube”, u ndalua nga policia pasi akuzohet për mizori ndaj kafshëve.

Sharma postoi më vonë një tjetër video ku kërkon falje për aktin e tij, teksa shprehet: “Unë e pranoj gabimin tim, por kisha marrë të gjitha masat e sigurisë përpara se ta lëshoja atë në ajër. E dua qenin tim si të ishte fëmija im. Unë u ndikova duke parë disa video nga jashtë. Kërkoj fale për këtë dhe dua t’ju bëj thirrje të gjithë atyre që e shikojnë këtë video që të mos ndikohen nga veprimi im”.

Atul Thakur, Nënkomisari i Policisë (DCP) për Delhi në jug tha se Sharma është ndaluar pasi rrezikoi jetën e një kafshe teksa filmonte një video.

Ai shtoi: ‘Ai është arrestuar nën akuzat e mizorisë së kafshëve duke rrezikuar jetën e qenit për të regjistruar një video”.

Të fundit

Përmbytjet në Texas, shkon në 50 numri i viktimave

Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Texas, konfirmuan autoritetet,...

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell sezoni i verës, duke theksuar...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV