Rama kritikon ministrin gjerman para kolegut të tij: Ndryshe nga çfarë perceptohet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë konferencës për shtyp me Ministrin Gjerman për Evropën, Michael Roth, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe përplasjen me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn.

Kreu i qeverisë , teksa kërkoi që turistët gjermanë të vijnë në Shqipëri këtë vetë, tha se vendi ynë është një prej vendeve më të përshtatshme në Evropë për pushime.

“Dua të bëj një falenderim publik për gjithë mbështetjen, në tërësi, që kemi pasur nga Gjermania, nga qeveria dhe të gjithë miqtë. Uroj shumë që në këtë sezon të kemi sa më shumë turistë nga Gjermania. Ndryshe nga çfarë perceptohet nga deklaratat e ministrit të shëndetësisë në Gjermani, Shqipëria është sot vendi më i përshtatshëm në Evropë për pushime dhe meqë ra fjala sot nuk ka më maska në rrugë në Shqipëri.”, tha Rama.

Si nisi përplasja

Pak ditë më parë, Rama u përplas me ministrin gjerman të shëndetësisë, pasi ky i fundit kishte deklaruar se gjysma e infeksioneve nga Covid-19 verën e shkuar në Gjermani kanë ardhur nga vizita familjare të migrantëve në Ballkan.

Në një reagim për gazetën e njohur gjermane, BILD, Rama i është kundërpërgjigjur Spahn, duke e cilësuar deklaratën e tij një skandal.

“Është një skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin dhe kështu gjithashtu zhvlerëson njerëzit me një sfond migrimi. Unë nuk do të lejoj që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet e pushimeve, pasi nuk ka shifra për ta provuar këtë”, ka deklaruar Rama.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV