Franca flet zyrtarisht: Ky është kushti i vetëm që kemi për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duket se janë më afër se kurrë në këto dy vitet e fundit në marrjen e një përgjigjeje pozitive për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Franca, që ka qenë pengesa kryesore në këtë proces, ka bërë të ditur zyrtarisht se ka një kusht që duhet plotësuar që dy vendeve ballkanike t’i hapen negociatat. Dhe ky kusht nuk lidhet me Tiranën dhe Shkupin.

Amélie de Montchalin, ministrja franceze për Çështjet e BE-së, ka theksuar dje se vendet anëtare duhet të miratojnë në bllok planin për reformimin e procesit të zgjerimit nëse duan që Shqipërisë dhe Maqedonisë t’i hapen negociatat muajin e ardhshëm.

“Ka gjëra që Franca kërkon prej vitesh dhe shohim se Komisioni (Evropian) ka qenë në gjendje të punojë në një mënyrë mjaft konkrete në këtë temë. Unë mendoj se komunikimi që do të bëhet nga komisioneri të mërkurën do të tregojë se kemi një ndryshim të metodologjisë, madje do të thosha një ndryshim të paradigms”, tha de Montchalin.

Gjermania nuk ka kundështuar planet e Parisit për ndryshim të metodologjisë së zgjerimit të BE-së, por ka kërkuar që plani i ri të bëjë të qartë se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë të ardhme evropiane.

Duke qenë se kundërshtarë të planit francez nuk ka, mundësitë janë të shumta që ai të miratohet dhe në shkëmbim Parisi do të tërhiqet nga veto për Tiranën dhe Shkupin.

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Alarm për serbët, ushtarët kroatë janë në kufirin e Kosovës

Serbia është alarmuar pas lëvizjeve të fundit të KFOR në kufi me Shqipërinë. Misioni i KFOR-it i NATO-s, i përforcuar nga anëtarë të ushtrisë...

Korçë, përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma dhe më tej, duke hyrë...

Lajme të tjera

Web TV