Humbi të gjithë familjen/ Zgjohet dhe fillon të flasë 5-vjeçari i mbijetuar nga tragjedia në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i vogël 5-vjeçar, i cili humbi të gjithë familjes e tij në vetëm pak sekonda, në tragjedinë e disa ditëve më parë në Itali, është zgjuar dhe ka mundur të shkëmbejë fjalë me hallën e tij.

Eitan Birani, djali i familjes e cila u shua atë ditë tragjike, kur kabina e teleferikut, u shkëput dhe u përplas në tokë, pasi u zbulua se ishte gjallë, se bashku me një tjetër fëmijë i cili nuk arriti të mbijetonte, është dërguar në spital për përkujdesjen e nevojshme.

Çaktivizuan frenat e emergjencës, 3 në pranga për tragjedinë ku humbën jetën 14 persona
“Eitan tani është zgjuar, është i vetëdijshëm në terapinë intensive duke folur me hallën e tij. Ai është ende në një pikë kritike shëndetësore, për shkak të traumës abdominale dhe frakturave në gjymtyrë.”, shprehet një gazetar për mediat vendase.

Ai shtoi se në ditët në vazhdim do të zhvendoset nga terapia intensive.

Doktorët mendojnë se djali 5-vjeçar ka shpëtuar, nga përqafimi “mrekulli” i babait të tij, i cili e ka shtrënguar teksa sekondat e fundit të tij po vinin me përplasjen fatale.

Nga një ditë e bukur me diell dhe një xhiro me teleferik, Eitan humbi prindërit, vëllain e vogël dhe gjyshërit.

Një ekip psikologësh të specializuar kanë pritur prej ditësh zgjimin e 5-vjeçarit, në mënyrë që të jetë sa më pak traumatike.

Aksidenti i rëndë, ku humbën jetën 14 persona, ndodhi në qytetin turistik Stresa në brigjet e liqenit Maggiore në rajonin e Piemonte.

Për gati një muaj, kabina e teleferikut Mottarone në Itali ishte si një “ruletë ruse” për të gjithë ata që kanë udhëtuar në të. Kjo për shkak të një problematike për të cilën ishin në dijeni disa persona, të cilët janë ndaluar sot nga autoritetet italiane. Tre persona janë arrestuar, si përgjegjësit për tragjedinë që ndodhi 3 ditë më parë në Itali, ku humbën jetën 14 persona, pasi një kabinë teleferiku u shkëput dhe u përplas në tokë fatalisht.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV