Hiqet aboneja e përgjithshme për udhëtimet me urbanë në Tiranë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me lehtësimin e masave nga 1 qershori që, përpos të tjerave, rikthen shërbimin urban me kapacitet të plotë, Bashkia e Tiranës do të riorganizojë shërbimin e transportit publik, që nga itinerari, frekuencat e lëvizjes, kushtet e shërbimit e të tjera.

Në relacionin e Këshillit Bashkiak bëhet e ditur se për të riorganizuar shëbimin e transportit publik, duhet të studiohen paraprakisht volumet e udhëtimit, për të cilën operatorët e transportit urban thonë se janë në nivelet minimale. Ndaj, ka vendosur që për muajt qershor, korrik e gusht të heqë abonenë e përgjithshme.

Me një abone 1600-lekëshe, çdo qytetar mund të udhëtonte në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit.

Tanimë, për të marrë shërbim në dy linja të ndryshme nevojiten dy të tilla, në vlerat e 1200 lekëve, ose 40 lekë për çdo udhëtim me urbanë. Një vendim i tillë penalizon veçanërisht ata që shkojnë çdo ditë për në punë.

Qytetarët nuk janë njohur ende me vendimin që pritet të marrë “OK” të hënën në Këshillin Bashkiak, në datën 31 maj, për t’u implementuar të nesërmen.

ARSYET E VENDIMIT

Relatorët e projektvendimit të dorëzuar për miratim në Këshill Bashkiak thonë se pandemia ka vënë në vështirësi jo pak sektorin e transportit.

“Shërbimi publik eci me hapa të ngadaltë duke rritur pak nga pak kapacitetet transportuese dhe frekuencat e lëvizjes.

Kjo rritje e kapaciteteve lëvizëse në transportin publik arriti deri në 60 % të niveleve të parapandemisë dhe nuk arrin edhe sot të ngrihet më shumë, pasi volumi i udhëtarëve të transportit publik ra në vlera paralele me mjetet e transportit publik në operim gjatë kësaj periudhe”.

Me hapjen e madhe të Tiranës, do të ketë edhe një ristrukturim të shërbimit, i cili do të vijë vetëm pas monitorimit të linjave nga një kompani gjermane.

Lexo edhe :  Tirana në dy kohë, pas 26 maji 1996 dhe 11 majit 2025! (FOTO)

Për të dalë në konkluzione të sakta, sipas relacionit, do të duhet heqja e abonesë së përgjithshme.

“Me qëllim përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave; frekuencat; kushtet e shërbimit; gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit, lind nevoja e heqjes së biletës së përdorimit mujor të përgjithshme (abone e përgjithshme), për një periudhë tremujore, pasi kjo periudhë do të shërbejë që nëpërmjet vijimit të matjeve në terren, të studiohet dhe analizohet situata me të gjithë impaktet, me qëllim ristrukturimin e linjave në itinerare, frekuenca, kushte shërbimi si dhe rishpërndarjen e volumeve të udhëtarëve”, citohet në projektvendim, i cili iu propozon 61 anëtarëve të këshillit miratimin e tij, si një shtesë në vendimin nr. 66, datë 30.12.2015, “Për indeksimin e tarifave të transportit qytetas në Bashkinë e Tiranës”.

Pas ankesave të operatorëve të transportit publike, përgjatë dhjetor 2020-janar 2021, bashkia kreu sondazhe dhe matje, të cilat konfirmuan konstatimet e hershme sa i përket uljes së volumeve të pasagjerëve në transportin publik.

Ndryshe nga sektorë të tjerë që mezi prisnin hapjen në muajt pandemikë, transporti kërcënoi se do të fikte autobusët fill pasi rinisën punën, për shkak të volumit të ulët.

Madje, u tregua i gatshëm t’i vërë në dispozicion bashkisë flotën e saj dhe të pilotojë shërbimin që nuk mbulon as kostot minimale.

Të fundit

U vra teksa ishte live në TikTok, Valeria Márquez u tradhtua nga shoqja e ngushtë?

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj në sallonin e...

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave. Burime...

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë! Një përmbysje e parimeve themelore të demokracisë

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se procesi zgjedhor ka...

EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit! PS mori 83 mandate, PD 50

Zgjedhjet e 11 majit 2025 prodhuan 140 deputetë të rinj dhe të vjetër që do të futen në Parlamentin e ardhshëm. Partia Socialiste mori...

Lajme të tjera

Web TV