“Unë me ty erdha në këtë jetë e pa ty do të iki”/ Zbardhen mesazhet e 38-vjeçarit që u gjet i pajetë në banesë: Dje më dhe goditjen e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë u shënua disa ditë më parë në Tiranë, pasi në rrugën “Kristi Maloku” u gjet i pajetë në banesën e tij një 38-vjeçar.

Gazetarja e “Top Channel”, Anila Hoxha nga burimet e saj ka mundur të sigurojë referimin e çështjes në prokurori ku në materialin e siguruar thuhet se viktima G.Ç., është gjetur i pajetë nga familjarët e tij gjatë orëve të darkës, pasi këta të fundit kanë mbërritur në banesë.

Me interes shihen mesazhet e fundit që viktima i ka dërguar një shtetaseje me iniciale SH.M.

“Gjatë këqyrjes së telefonit të shtetasit G.Ç., janë konstatuar dy mesazhe me interes për hetimin, ku shikohen të drejtuar drejt një nr tel 069******* e regjistruar me emrin “My V***”, ku ndër të tjera shkruhej: … unë me ty erdhe në këtë jetë e pa ty do të iki …” : – … dje më dhe goditjen e fundit, por do jem unë i pari që do të bëj këtë për ty…’”, thuhet në materialin e firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore.

Më pas autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases dhe kanë kontaktuar me të për t’i marrë dëshminë. Ajo ka treguar se me viktimën kanë patur relata me njeri-tjetrin, por në dhjetor të vitit 2020 e ka bllokuar në telefon dhe nuk ka patur më kontakte.

Po ashtu nga këqyrja e telefonit të kësaj shtetaseje nuk janë gjetur mesazhet e viktimës, pasi ajo e ka pasur të bllokuar numrin e tij prej muajsh. Por një zhvillim i ri është fakti se rreth një javë para se 38-vjeçari t’i jepte fund jetës ajo e kishte takuar dhe e kishte parë në gjendje të rënduar psikologjike dhe i kishte sugjeruar që të rrinte pranë familjes.

Lexo edhe :  Altin Prenga i përgjigjet Fevziut: Turizmi shqiptar është në një nga momentet më të mira

“Nisur nga këto mesazhe është identifikuar shtetasja me iniciale SH.M dhe i është marrë deklarim, ku ndër të tjera ka deklaruar se në telefonin e saj nuk i ka ardhur asnjë mesazh nga shtetasi G.Ç. Kjo gjithashtu sqaron se kanë patur disa relata dhe kontakte të vazhdueshme me njeri-tjetrin, por në Dhjetor të vitit 2020 e ka bllokuar në telefon dhe nuk ka patur më kontakte.

Pas këqyrjes së telefonit kutia e mesazheve ka rezultuar bosh.

Kjo shtetase ka deklaruar se ka rreth 10 ditë që e ka takuar G.Ç., dhe e ka parë paksa në gjendje të rënduar psikologjike, ku e ka këshilluar që të qëndrojë pranë familjes së tij dhe të jetë i qetë”, thuhej në dokument.

Të fundit

60 mln euro nga Anglia, Barcelona shet mesfushorin për të shpëtuar merkaton

Fermin Lopez, drejt largimit nga Barcelona. Drejtuesit katalanas duhet të shesin, në mënyrë që të financojnë afrimet si Garcia dhe...

Rama ilustron pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin pë çlirimin e hapësirave publike. Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se...

Ministria e Bujqësisë merr vendim për shpendët dhe derrat

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendëve të prekur nga sëmundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si...

“Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë”

Partia e Lirisë denoncon dy TEC-et lundruese në Vlorë dhe akuzon SPAK-un se nuk ka guxim të hetojë këtë aferë korruptive që i ka...

U hodh në det nga një shkëmb, i mituri në Vlorë e pëson keq

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit...

Lajme të tjera

Web TV