Pësoi aksident në GP të Italisë, vdes piloti 19-vjeçar i Moto3

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jason Dupasquier, një 19-vjeçar zviceran nga skuadra CarXpert Moto3, vdiq këtë të Dielë në spitalin Careggi në Firence (Toskana) pas aksidentit që pësoi gjatë seancës kualifikuese këtë të shtunë në Grand Prix të Italisë.

Piloti u transferua me helikopter, me shenja të qëndrueshme jetësore, në spitalin më të afërt, në Firence, rreth 32 kilometra nga qarku Mugello, i vendosur në qytetin e Scarperia. Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, Dupasquier nuk ishte në gjendje të mbijetojë nga dëmtimet e shumta që mori pasi u përfshi në një aksident të shumëfishtë.

Lajmi për vdekjen e Dupasquier u dha në fund të garës Moto3, në të cilën skuadra e tij nuk mori pjesë, duke lënë të dy motorët e tij, me numrin 50, dhe atë të shokut të tij të skuadrës Ryusei Yamanaka në kuti.

Dupasquier, djali i ish-pilotit të motocross Phillipe Dupasquier, po kalonte një sezon madhështor, i dyti në Kampionatin Botëror.

Të fundit

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Twitter (X) në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën. Sipas të dhënave nga...

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit të ashtuquajtur “treni bullgar”. “Treni bullgar”...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Lajme të tjera

Web TV