Rindërtimi i shkollave/ Soreca: 75 mln euro financim nga BE, Rama nuk kursen batutat: Ambasadori ynë napoletan…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca vizituan sot punimet në një shkollë në Kurbin, me financim të Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij, ambasadori Soreca u shpreh se janë financuar 75 mln euro për 60 shkolla.

“Sot jemi në Kurbin me kryeministrin, po ashtu edhe me miqtë tanë nga PNUD për të vizituar dy shkolla që po rindërtohen në sajë të programit të BE 75 mln euro për më shumë se 60 shkolla dhe janë këto fonde të dhurua nga KE. Në këto shkolla po vlerësojmë cilësinë e ndërtimit. Ky është soldiariteti i BE për Shqipërinë në formë konkrete.  Me anë të këtyre fondeve që janë dhuruar për më shumë se 25 mijë nxënësve të shkollave 9-vjecare dhe të mesme. Europa është këtu”, u shpreh Soreca.

Nga ana e tij, kryeministri Rama falënderoi diplomatin evropian për kontributin që kanë dhënë. Sipas Ramës, shkollat e reja që po ndërtohen janë me standarde dhe nuk kanë asgjë më pak se shkollat e BE.

“Projekti është pjesë e fazës së dytë, pasi jemi drejt finalizimit të fazës së parë me fonde të qeverisë. Tani jemi në fazën e dytë me fondet e BE për të vazhduar të ndërtojmë shkolla me cilësi të lartë. Nuk kanë asgjë më pak sesa shkollat e mira në BE. Përveç të tjerash shkollat e reja janë me eficencë energjitike që garantojnë kursim energjie dhe një mikroklime më të këndshme, qoftë në verë qoftë në dimër. Dua ti falënderoj të gjithë partnerët tanë, posaçërisht mikun tonë napoletan, ambasadorin e BE”, u shpreh Rama.

Të fundit

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

Lajme të tjera

Web TV