Ngjarje e rëndë në Turqi! Pas sherrit me thika, humb jetën 19-vjeçari shqiptar (Emri+Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zeytinburnu të Turqisë, ku një shqiptar i identifikuar si shtetasi Serxhio Sharra, 19 vjeç, ka humbur jetën pas një sherri mes dy grupeve, ndërsa një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 me orën lokale, por shkaqet e sherrit janë ende të paqarta. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. I riu humbi jetën në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga goditja me mjet prerës, pavarësisht nga të gjitha ndërhyrjet e mjekëve.

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Sakaq gjendja shëndetësore e shtetasit tjetër me iniciale B. M. mbetet e rëndë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë./Burimi, haberler.com

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV