Iu gjetën shenja okulte në trup, zbulohen mistere të tjera brenda shtëpisë së 23-vjeçares: Simbole kishte dhe në letra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë, të vdekjes së 23-vjeçares nga Delvina, Evgjeni Baxho.

Hoxha thotë se mjekët nuk kanë dalë ende në një përfundim, por që shumë shoejt do të dalin në përfundimin se ajo vdiq nga tromboza. Siç tha dhe gazetari Elton Qyno, infeksioni në dhëmballë jep temperaturë dhe kjo gjë mund të shkaktojë trombozë.

Anila Hoxha deklaroi në “Open” se në shtëpinë e saj, përveç simboleve në trup, u gjetën simbole në letra dhe gjithashtu objekte simbolike të çuditshme dhe të panjohura.

Anila Hoxha: Mjekët ligjorë ende nuk kanë dalë në një përfundim, por do të përcaktohet vdekje nga tromboza. Po priten dhe disa përgjigje bazuar në ekspertiza nga mjekësia ligjore. Janë marrë telefoni dhe lap topi. Këto do të hedhin dritë mbi komunikimet që ka patur. Agjentët e krimeve kanë marrë deklarata dhe nga një 28-vjeçar që ajo punonte në një kompani telefonike. Mendohet se është personi i fundit që e takoi dhe ka treguar se kishte 10 ditë që mungonte në punë dhe e kishte marrë në telefon. Ai i kishte kërkuar për kafe dhe ai tha se kishte zgjatur 15 minuta dhe vajza rrëmbimthi u çua nga tavolina dhe u largua. Ditët e fundit është mbyllur dhe rrjeti social facebook, nga të afërmit mendohet. Është marrë dëshmia e një mjeku sepse i janë gjetur disa ilaçe në shtëpi. Përveç simboleve që ajo kishte në trup kishte dhe simbole në letra, kishte dhe objekte simbolike. Ekspertët tanë e kanë të pamundur të përcaktojnë se çfarë do të thonë ato simbole. Nuk kanë komunikuar me ekspertë të huaj.

Lexo edhe :  Lamtumira e kryepeshkopit/ Përlotet Patriarku Ekumenik: Diplomat me aftësi të rralla!

Elton Qyno: Infeksioni në dhëmballë dhe bajame jep temperaturë të lartë dhe ndaj ka pësuar trombozë. Ndaj ajo ka hyrë në një ritual duke mos u ushqyer. Pyetja shtrohet se kush ia ka vizatuar në shpinë simbolin? Dyshohet se ajo ka qenë brenda në shtëpi me një person tjetër dhe se ky person ia ka vizatuar këto simbole. Çfarë kemi lexuar në internet, tregojnë fuqinë dhe sakrifikimin. Fuqinë e vetë personit që i vizaton./Top Channel/

Të fundit

Tregu Rom i Gjirokastrës, mes mbijetesës dhe mungesës së kushteve

Pavarësisht çmimeve simbolike, fuqia blerëse në tregun rom të Gjirokastrës ka rënë ndjeshëm, duke e vështirësuar edhe më tej...

Planet për një fëmijë të dytë dhe vështirësitë gjatë shtatzënisë, rrëfehet Sara Gjordeni

“Kisha menduar gjithçka, por jo që do të isha në një podcast duke folur si mami”, u shpreh Sara Gjordeni në një intervistë. Sapo është...

Rama:“Vota e hedhur për çdo parti tjetër është gur i hedhur në kënetë”

Edi Rama: Vota për ne është e vetmja votë për ndryshimin. Vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin. Të gjithë të...

Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë

Të rinjtë e grupeve artistike çame në Konispol dhe Sarandë kanë organizuar mbrëmjen e 31 janarit "Sofrën Çame" në Sarandë. Një traditë për të...

Rama ironizon opozitën:S’është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën

Kryeministri Edi Rama, në Kuvendi Kombëtar Rinor të PS-së, ka ironizuar opozitën teksa u bëri thirrje shqiptarëve që “s’është koha për të lozur me fatin...

Lajme të tjera

Web TV