Nusja humbi jetën gjatë ceremonisë së dasmës/ Martesa nuk anullohet, zëvendësohet nga e motra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi ku një nuse ka humbur jetën gjatë ceremonisë së martesës dhe në mënyrë që dasma te vazhdonte nusha është zevëndësuar nga e motra.

Daily Mail raporton se nusja, e quajtur Surbhi, pësoi një sulm në zemër në ceremoninë e dasmës në qytetin Etawah, Uttar Pradesh, pasi kishte shkëmbyer kurorën me burrin e saj të ardhshëm Manjesh Kumar si pjesë e traditës së dasmës hindu.

Një mjek nga fshati lokal u thirr në vendin e ngjarjes, por nuk ishte në gjendje ta shpëtonte atë. Por në vend që të ndalnin procedurat, familjet e të dy palëve ranë dakord të vazhdonin me ceremoninë e martesës duke zëvendësuar nusen me motrën e saj, Nisha. Trupi i Surbhi-t u mbajt në një dhomë të veçantë ndërsa u zhvilluan festimet dhe ajo më pas u kremtua.

Një nga xhaxhallarët e Surbhi, Ajab Singh, tha se ishte një ‘thirrje e fortë’ që familja të vazhdonte me dasmën. Vëllai i Surbhi, Saurabh shtoi: “Është e vështirë të besosh se një trup i vdekur ishte në dhomën tjetër dhe një nuse po përgatitej në dhomën ngjtur. Ne nuk dinim çfarë të bënim në këtë situatë. Të dy familjet u ulën së bashku dhe dikush sugjeroi që motra ime e vogël Nisha duhet të martohej me dhëndrin. Familjet diskutuan për këtë çështje dhe të dy ranë dakord.”

Një nga xhaxhallarët e Surbhiut, Ajab Singh, tha: “Ne kurrë nuk kemi qenë dëshmitarë të emocioneve të tilla të përziera. Hidhërimi për vdekjen e saj dhe lumturia e dasmës ende nuk është zbehur”.

Të fundit

Qyteti që u shpall “xhevahiri i fshehur” i Europës për vitin 2024

I vendosur midis Benidorm dhe Alicante, qyteti i Villajoyosa në Spanjë ka ndërtesa shumëngjyrëshe dhe një plazh të bukur...

Skema e re/ Ndryshojnë sahatët për furrat e bukës

Duke nisur nga data 1 maj do të hyjë në fuqi skema e re e tarifikimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, që...

Bardhi kërkoi interpelancë urgjente pas dokumentarit të RAI 3, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Grupi i PD-së kërkoi interpelancë urgjente pas publikimit të emisionit investigativ në median italiane Rai3. Reagimi i kryeministrit Edi...

Çfarë kuptimi ka drita e gjelbër dhe portokalli në iPhone?

Ju ka shkuar ndonjëherë nëpër mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe portokalli në  iPhone? Mund të keni vënë re se shfaqen...

Rama pret në kryeministri një grup studentësh nga Universiteti i Stanfordit

Kjo e premte ka qenë një ditë ndryshe për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai ka pritur në një takim në kryeministri studentë dhe profesorë...

Lajme të tjera

Web TV