Publikohet dokumenti, çfarë përmban metodologjia e re për negociatat me BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të prezantojë të mërkurën në Bruksel metodologjinë e rishikuar të procesit të anëtarësimit në BE.

Varhelyi do t’iu drejtohet gazetarëve pas takimit të Kolegjit të Komisionit Evropian, thuhet në ueb-faqen e Parlamentit Evropian.

Sipas dokumentit që ka parë Radio Evropa e Lirë, metodologjia e re e bën të mundur pezullimin ose kthimin në fillim të bisedimeve të pranimit, në rastet kur vendet kandidate nuk përparojnë në asnjë fushë.

Me këtë metodologji, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të kenë më shumë fuqi për të iniciuar pezullimin e negociatave të pranimit.

Kjo metodologji nuk do të zbatohet për Serbinë dhe Malin e Zi, por mbetet e hapur mundësia që edhe këto dy vende të përfshihen në qasjen e re nëse ato pranojnë.

“Derisa përparimi në reforma duhet të inkurajohet dhe të shpërblehet në mënyrë më të prekshme, njësoj nevojitet të ketë edhe masa më vendimtare që do të sanksiononin çdo stagnim serioz ose afatgjatë ose ngecjen në zbatimin e reformave dhe plotësimin e kërkesave të procesit të pranimit”, thuhet në dokument.

Metodologjia e re është iniciuar nga Franca, vitin e kaluar.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bllokuar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar reforma të mëtejshme nga këto dy vende, por edhe reformim të vetë procesit të zgjerimit të BE-së.

Bashkimi Evropian aktualisht ka 27 vende anëtare, pasi Britania e Madhe ka dalë nga blloku më 31 janar.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV